Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

30 prindër kërkojnë largimin nga shkolla të fëmijës me prapambetje mendore

2018/12/28 at 10:21 PM
në Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
30 prindër kërkojnë largimin nga shkolla të fëmijës me prapambetje mendore

Elton Muço u ankua në emisionin investigativ “Stop” për një problem me djalin e tij 13-vjeçar me “prapambetje mendore të moderuar”. Pas 5 vitesh në shkollën 9-vjeçare “Kolë Koci”, stafi pedagogjik ka vendosur t’i reduktojë orët, me pretendimin se është agresiv dhe nuk e menaxhojnë dot.


“Fëmija im për 5 vjet në këtë shkollë nuk ka shfaqur asnjë lloj problemi dhe në klasën e gjashtë filluan problemet. U bë një mbledhje nga seksioni i arsimit dhe nga drejtoria e shkollës dhe vendosën që djalit tim t’i reduktohen orët. Janë mbledhur 30 prindërit e klasës dhe vendosën për fëmijën që duhet të ikë nga shkolla me motivacionin që djali im është agresiv dhe kjo gjë nuk është e vërtetë. Përse fëmija im duhet të largohet nga kjo shkollë?”, rrëfeu denoncuesi, i cili ngre pyetjen sesi do të ndiheshin këta prindër nëse fëmijët e tyre do të kishin të njëjtin problem si i i biri i tij.

I pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop” për këtë vendim, drejtori i shkollës “Kolë Koci”, Ilir Tasellari tha nuk ka asnjë shqetësim nga djali i Eltonit, pasi janë edhe 8-9 nxënës të tjerë me të njëjtin problem.

“Në atë mbledhje u bë diçka saqë ne nuk arritëm as të flisnim, pasi prindërit ishin shumë të irrituar”, u shpreh Tasellari, duke shtuar se 13-vjeçari është agresiv.

Të njëjtën gjë pohoi dhe mësuesi kujdestar, i cili tha: “Ai ngrihet nga banka dhe shkon dhe ulet te banka e nxënësit tjetër, duke i thënë shtyhu ti se do ulem unë këtu. Shkon e vjen te karrigia e mësuesit, e kap regjistrin, e mbyll dhe e hedh. Këto janë shenja agresiviteti. Ai vjen nga klasa e gjashtë e hyn te klasa e nëntë dhe ulet te karrigia ime”.

Gazetarja e emisionit “Stop” këmbënguli duke thënë se dy mësues mund ta menaxhojnë një fëmijë me “prapambetje mendore të moderuar”, ndaj dhe praktikisht Rildin e ka larguar stafi pedagogjik.

Drejtori Tasellari u shpreh: “Demokraci është pushteti i shumicës dhe mua më kanë ardhur të gjithë prindërit. Vendimin nuk e marr unë, ishte një grup komisioni aty që vendosën që Rildi do rrijë 2 deri në 3 orë këtu dhe 2 atje”.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Qendrës Speciale Komunitare, ku komunikoi me përgjegjësen Anila Bebri, e cila e ndjek prej një muaji 13-vjeçarin.

Zonja Bebri u shpreh se Rildi nuk është aspak agresiv, vetëm se ka dëshirë të zhvendoset në mënyrë të çrregullt nga njëra klasë te tjetra.

“Rildi është stabilizuar në atë një orë terapi që zhvillon këtu, individuale. Vazhdon të punojë rregullisht. Nuk ka probleme agresiviteti, menaxhohet lehtë në momentin që ne e kemi këtu në qendër. Thjesht ka dëshirë të flasë një çikë si shumë dhe t’i anashkalojë detyrat, por jo mund të menaxhohet”, shpjegoi përgjegjësja e Qendrës Speciale Komunitare.

Anila Debri është anëtare e Komisionit të Vlerësimit për fëmijët me aftësi të veçanta, ndaj dhe u shpreh se Rildi nuk mund të konsiderohet fëmijë me hiperaktivitet të lartë, ose që nuk mund të menaxhohet. Sipas saj, ai ka nevojë vetëm për disiplinë të fortë.

Vetë Rildi u shpreh se i pëlqen shumë të qëndrojë te Qendra Speciale Komunitare, ndërsa në shkollë nuk e lejojnë shokët të luajë me ta. Nga ana tjetër mësuesja tha se 13-vjeçari ka nevojë të frekuentojë edhe shkollën.

Më pas gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Zyrës Arsimore Pogradec, ku specialisti Elton Canellari tha se Rildi Muço do të kthehet me orar të plotë në shkollë, e pas mësimit do të ndjekë terapinë edhe në qendrën komunitare.

Elton Muço më në fund mund të qëndrojë i qetë, pasi të birit do të mund t’i rikthet buzëqeshja dhe do të qëndrojë me shokët e klasës, ashtu si çdo fëmijë tjetër./tvklan.al

 

Etiketa: 30 prindermendoreprapambetjeshkolla te femijes


Ju sugjerojmë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri
Kryesore

5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

19 Prill, 2026 2:30 pm
Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve
Kryesore

Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

2 Prill, 2026 7:41 pm
CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve
Kryesore

CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve

1 Prill, 2026 9:31 pm
Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët
Kryesore

Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët

31 Mars, 2026 9:51 am
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari
Kryesore

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari

19 Shkurt, 2026 8:42 am
Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur
Sociale

Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

15 Shkurt, 2026 8:59 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Para
Kujdes, mediat sociale po bëhen burim i sëmundjeve mendore

Instagrami bën ndryshimin e papritur, njerëzit ankohen për të

A i dinit këto fakte për martesën?

Baronesha i thotë “PO” propozimit të miliarderit 53-vjeçar

Ndahet nga jeta shkrimtari Amos Oz në moshën 79-vjeçare

Ndahet nga jeta shkrimtari Amos Oz në moshën 79-vjeçare
















TE FUNDIT

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
25 Qershor, 2026

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Protestuesit kanë nisur grumbullimin e zakonshëm në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
25 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka njoftuar procedimin penal të 11 protestuesve, pasi në dy ditët e fundit të protestës, sipas bluve...

Lexo më shumë

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
25 Qershor, 2026

Të gjitha skuadrat e futbollit si klubet ashtu edhe kombëtaret e kanë një logo që nuk është tjetër por një...

Lexo më shumë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
25 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe të kopertinës në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}