Aktualitet

3-vjeçarja ndërroi jetë në spital, babai: Na thanë ka virozë, se di si iku goca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 19/01/22 |
Opi Nion

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeç, ka folur për mediat babai i të miturës.

Ai ka thënë se 3-vjeçarja nuk vuante nga asnjë sëmundje. Më tej babai rrëfeu se para 9 ditësh e kishte sjellë vajzën për vizitë te pediatri dhe ai pasi e kishte vizituar, i kishte thënë se e mitura kishte thjesht virozë. Por ditën e djeshme gjendja e fëmijës është përkeqësuar.  Babai tregon se e kanë transportuar 3-vjeçaren në spital, ku ka ndërruar jetë.

“Goca 2 vjeç e gjysmë, nuk ishte sëmurë asnjëherë. U sëmur para 8-9 ditësh. E çova për vizitë, më tha mjeku; virozë. Më dha një qese me ilaçe e ikëm në shtëpi. Dje u bë keq, filloi t’i nxihej buza. E solla në spital, i bënë dy bidonë me serum, por goca vdiq. Më kanë thënë virozë. Se di se si më iku goca. S’ja di as emrin mjekut. S’na kanë dhënë gjë për shkaqet e vdekjes së gocës”, tha babai./Opinion.al

Pas