Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

3 gra të vrara në Tiranë, seanca plenare në Kuvend nis me një minutë heshtje

2023/03/02 at 10:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
3 gra të vrara në Tiranë, seanca plenare në Kuvend nis me një minutë heshtje

Kuvendi ka nisur seancën plenare me një minutë heshtje në nder të tre grave që u vranë ditën e djeshme nga 40 vjeçari Dan Hutra në Tiranë, ngjarje që tronditën mbarë vendin.


Në nisje të seancës kryeparlamentarja Nikolla është shprehur se agresori duhet të marrë dënimin maksimal sipas ligjit.

“Dje në Kamzë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku 3 gra u vranë dhe u plagosen tre të tjera. Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë që të reflektojmë dhe të lëvizim. Agresori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit. për jetët e ndërprera tragjikisht ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje”, tha Nikolla.

Ngjarjet

I armatosur me thikë dhe armë zjarri, Dan Hutra lëvizte me makinë. Fillimisht shkoi në Astir. Atje plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Ishte vetë kjo e fundit e cila pranoi që ishte plagosur prej Hutrës. Për policinë, gruaja tha se me autorin e dyshuar kishte njohje të mëparshme. Këtë të mërkurë ai kishte shkuar në biznesin e saj për t’i kërkuar para, një veprim që sipas 40-vjeçares, e bënte herë pas herë. Sot Marjana refuzoi, ndaj dhe Hutra e plagosi me thikë.

Hutra nuk u ndal, por me makinë shkoi drejt Paskuqanit, aty ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë të mitur. Aty kreu masakrën. Vrau 2 gra dhe plagosi 2 të tjera. Viktima janë Mevlute Hysa 30-vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30-vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35-vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj. Të dyja gratë ndodhen në spital dhe gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.

Pasi u largua nga shtëpia e familjes Hysa, Dan Hutra u nis drejt objektivit të radhës. Shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit. Ai e ekzekutoi 31-vjeçaren në oborrin e shtëpisë dhe u largua po me makinë. Të renë dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë ndaj vëllai të saj, me të cilin kishte pasur konflikt në burg. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë disa vite më parë.

Me një skedë të pasur kriminale, Dan Hutra krimin e parë e bëri kush ishte 20 vjeç. Në atë kohë mbajti peng nënën e kunatës së tij dhe përdhunoi kunatën tjetër, krime për të cilat u dënuar vetëm me 3 vjet burg.

Pasi doli nga burgu u fejua me një vajzë 22-vjeçare, të cilën e vrau në Dhjetor të 2007. Dafina Havalja u vra në shtëpinë ku bashkëjetonte me Hutrën, në Tiranë. Dyshonte se e tradhtonte, e për këtë arsye e vrau të renë duke e goditur me thikë në zemër. Për këtë ngjarje të rëndë u dënuar me 24 vjet, por duke qenë se gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar, ai qëndroi në burg vetëm 16 vjet.

Në burg u rikthye më 16 Qershor të vitit të shkuar, për dhunë në familje. Do të kishte qenë ende në burg, nëse ish-bashkëshortja e tij Elena Hysa, e cila mbeti e plagosur këtë të mërkurë në masakrën që ndodhi në familjen e saj, nuk do të kishte tërhequr kallëzimin. Me Elenën kishte pasur konflikte të vazhdueshme, pasi i kërkonte asaj një shumë parash që pretendonte se i kishte shpenzuar më parë me të. Mbetet e paqartë përse e tërhoqi kallëzimin 35-vjeçarja Hysa./Opinion.al

Etiketa: 1 minute heshtje3 gra të vrarakuvendtirane


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Nis mocioni me debat me Ramën, Berisha: Veprimtaria Rama-McGonigal ka degëzime të mëdha

Nis mocioni me debat me Ramën, Berisha: Veprimtaria Rama-McGonigal ka degëzime të mëdha

Publikohet fotoja e Dan Hutrës pas arrestimit, vrasësit të tre grave

Flet Dan Hutra: Të dashurës doja t’i prisja fytin, shënjestër kisha ish-vjehrrin

Berisha:Stop manipulimit të marrëdhënieve me SHBA. Rama dhe Majko shkrihen së qeshuri

Berisha:Stop manipulimit të marrëdhënieve me SHBA. Rama dhe Majko shkrihen së qeshuri
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}