Rajoni

29 persona humbin jetën nga COVID-19 në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 16/02/21 |
Opi Nion

Greqia ka raportuar në 24 orët e fundit 29 viktima dhe 1,121 raste të reja me koronavirus. Sipas autoriteteve, 6 nga të infektuarit janë zbuluar pikat doganore të vendit fqinj.

Aktualisht numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Greqi ka shkuar në 173,905. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 50 janë persona që kanë udhëtuar jashtë ndërsa, 1,800 janë raste kontakti.

Ndërkohë,  bilanci i viktimave shkon në 6,181, ndërsa 95.6% e personave që kanë ndërruar jetë kishin sëmundje bashkëshoqëruese./ Opinion.al

Pas