Bota

Video/ Shpërthen vullkani “Etna” në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:14 - 16/02/21 |
Opi Nion

Ka shpërthyer përsëri vullkani “Etna” në Itali. Mësohet se  se shpërthimi ka qenë i fortë dhe një re hiri vullkanik ka mbuluar një sipërfaqe të madhe, e cila po shpërndahet në drejtim të Jugut.

Për shkak se hiri ka mbuluar një pjesë të madhe të vendit, aeroporti i Catanias ka pezulluar punën dhe nuk do të ketë asnjë fluturim deri në një urdhër të dytë.

Hiri vullkanit është në lartësi deri në 1 kilometër dhe ekziston frika se avionët mund të humbasin drejtimin.

Shpërthimi vullkanik u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në orën 16:10 me orën lokale.

Vullkani Etna ishte prej ditësh në vëzhgim dhe fatmirësisht deri tani nuk ka shkaktuar dëme, pasi banorët e zonave përreth janë evakuuar. Vullkani Etna është një nga më aktivët në botë dhe shpërthyer disa herë./ Opinion.al

Pas