Kronikë

25-vjeçarja dhunohet barbarisht nga bashkëshorti dhe vjehrri


               Publikuar në : 11:49 - 07/09/19 |
geliano fataj

Një 25-vjeçare është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj, vjehrri dhe vjehrra. Sipas policisë së Elbasanit, ndërhyrja në kohë e efektivëve ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshme të një konflikti në familje.

Në pranga kanë përfunduar 50-vjeçari G.I si dhe djali i tij, 26-vjeç. Po ashtu po hetohet në gjendje të lirë, 46-vjeçarja A.I.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren. Kjo fundit ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./ Opinion.al

Pas