Rajoni

Detajet/Si dështoi plani për të ulur me dron flamurin “Kosova është Serbi”


               Publikuar në : 12:10 - 07/09/19 |
geliano fataj

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 20:00 ka ndaluar dy makina me targa të Republikës së Çekisë në rrugën Shtërpcë-Prevallë, ku pas kontrollit njoftohet se janë gjetur një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, një flamur i Serbisë me mbishkrimin “Nuk dorëzohemi”, 6 thika, 2 radiolidhje, 1 shufër hekuri dhe 1 dron.

Në njoftim thuhet se tetë personat që ishin në dy makinat janë shoqëruar për në stacionin e policisë së rajonit të Ferizajit si dhe me urdhër të prokurorit janë konfiskuar dokumentet e tyre të udhëtimit.

“Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, me urdhër të tij, janë konfiskuar përkohësisht dokumentet e udhëtimit si dhe të gjitha pajisjet e gjetura tek ta dhe të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt. Nga njësiti i migrimit, personave ju është dorëzuar ftesa zyrtare që me datë 07.09.2019 të paraqiten në këtë njësi për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatën e Zyrës rajonale për Informim të rajonit të Ferizajit.

Paraprakisht dyshohet se flamuri me mbishkrimin “Kosova është Serbi” do të futej me dron në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosova – Çekia./ Opinion.al

Pas