Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

24 orë pas lirimit të Endrit Dokles, Prokuroria e Krujës apelon vendimin

2020/01/15 at 6:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
24 orë pas lirimit të Endrit Dokles, Prokuroria e Krujës apelon vendimin

Prokuroria e Krujës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krujës që vendosi dje të lirojë nga burgu ish-numrin dy të bandës së Durrësit, Endrit Dokle.

Pa kaluar 24 orë nga vendimi i gjyqtares, Enkelejda Hoxha, organi i akuzës ka dorëzuar apelimin në sekretarinë e gjykatës ndërsa ditët në vijim pritet që Prokuroria e Përgjithshme të mbajë një qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Ditën e djeshme, gjyqtarja e Shkallës së Parë të Krujës, Enkelejda Hoxha vendosi të pushojë dënimin me burg të përjetshëm të Endrit Dokles dhe të caktojë përfundimisht dënimin me 25 vite burg prej të cilave ai ka kryer 16. Gjyqtarja Hoxha i njohu atij një amnisti që i uli 4 vite nga dënimi, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25, u konvertuan në shërbim prove. Ndër argumentet që kanë çuar në lirimin e Dokles, sipas gjykatës ka qenë sjellja e mirë e tij dhe se ai kishte siguruar një kontratë pune.

Ky vendim nuk është vetëm në favor të një personi të rrezikshëm të duar me burgim të përjetshëm por është në kundërshtim edhe me vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese të cilat kishin vendosur ta linin në burg Doklen.

Prokuroria e Krujës e kundërshtoi kërkesën për lirim duke pretenduar se i dënuari nuk i plotësonte kushtet dhe se atij nuk mund ti llogariteshin si ditë burgu edhe amnistia. Organi i akuzës kërkoi gjithashtu përjashtimin e gjyqtares Hoxha me argumentin se i njëjti trup gjykues ka dhënë tre vendime në favor të kërkuesit.

Endrit Dokle i njohur si ish pjesëtar i bandës së Durrësit e më pas i kthyer në rivalin e Lulëzim Berishës, qëndronte pas hekurave me dënimin burg përjetë me akuzën e tre vrasjeve. /Opinion.al

Lexo të plotë ankimimin e Prokurorisë së Krujës ndaj vendimit nr.6/123 datë 14.01.2020 të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Krujë në lidhje me kërkesën për lirimin me kusht të dënuarit Endrit Dokle

Ju sugjerojmë

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete
Bota

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete

5 Nëntor, 2025 12:02 pm
Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
Kryesore

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE

5 Nëntor, 2025 11:58 am
“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Pensionet, 1,7 miliardë euro më shumë
Kryesore

“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Pensionet, 1,7 miliardë euro më shumë

5 Nëntor, 2025 11:56 am
Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT
Aktualitet

Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT

5 Nëntor, 2025 10:27 am
Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit
Kronikë

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit

5 Nëntor, 2025 9:26 am
Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025 8:28 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:25 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:23 am
Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Para
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

Rikthehen protestat? Ja propozimi i Kolegjit të Kryetarëve të PD

Babai i Meghan Markle do të dëshmojë kundër saj në Gjykatë

Babai i Meghan Markle do të dëshmojë kundër saj në Gjykatë

Nënë për herë të dytë, aktorja ka sjellë në jetë një djalë

Nënë për herë të dytë, aktorja ka sjellë në jetë një djalë

TE FUNDIT

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete
5 Nëntor, 2025

Imazhet e para satelitore të njohura të dy avionëve luftarakë kinezë të gjeneratës së gjashtë janë publikuar. Sipas medias “The...

Lexo më shumë

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
5 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, deklaroi se...

Lexo më shumë

“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Pensionet, 1,7 miliardë euro më shumë

“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Pensionet, 1,7 miliardë euro më shumë
5 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, me një video në Facebook, foli sërish për skemën e re të pensioneve. Kreu i qeverisë u shpreh...

Lexo më shumë

Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT

Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT
5 Nëntor, 2025

Pesë inspektorë të IMT Tiranë kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi lejuan ndërtimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com