Aktualitet

24 orë pas lirimit të Endrit Dokles, Prokuroria e Krujës apelon vendimin


               Publikuar në : 18:15 - 15/01/20 |
Al Do

Prokuroria e Krujës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krujës që vendosi dje të lirojë nga burgu ish-numrin dy të bandës së Durrësit, Endrit Dokle.

Pa kaluar 24 orë nga vendimi i gjyqtares, Enkelejda Hoxha, organi i akuzës ka dorëzuar apelimin në sekretarinë e gjykatës ndërsa ditët në vijim pritet që Prokuroria e Përgjithshme të mbajë një qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Ditën e djeshme, gjyqtarja e Shkallës së Parë të Krujës, Enkelejda Hoxha vendosi të pushojë dënimin me burg të përjetshëm të Endrit Dokles dhe të caktojë përfundimisht dënimin me 25 vite burg prej të cilave ai ka kryer 16. Gjyqtarja Hoxha i njohu atij një amnisti që i uli 4 vite nga dënimi, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25, u konvertuan në shërbim prove. Ndër argumentet që kanë çuar në lirimin e Dokles, sipas gjykatës ka qenë sjellja e mirë e tij dhe se ai kishte siguruar një kontratë pune.

Ky vendim nuk është vetëm në favor të një personi të rrezikshëm të duar me burgim të përjetshëm por është në kundërshtim edhe me vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese të cilat kishin vendosur ta linin në burg Doklen.

Prokuroria e Krujës e kundërshtoi kërkesën për lirim duke pretenduar se i dënuari nuk i plotësonte kushtet dhe se atij nuk mund ti llogariteshin si ditë burgu edhe amnistia. Organi i akuzës kërkoi gjithashtu përjashtimin e gjyqtares Hoxha me argumentin se i njëjti trup gjykues ka dhënë tre vendime në favor të kërkuesit.

Endrit Dokle i njohur si ish pjesëtar i bandës së Durrësit e më pas i kthyer në rivalin e Lulëzim Berishës, qëndronte pas hekurave me dënimin burg përjetë me akuzën e tre vrasjeve. /Opinion.al

Lexo të plotë ankimimin e Prokurorisë së Krujës ndaj vendimit nr.6/123 datë 14.01.2020 të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Krujë në lidhje me kërkesën për lirimin me kusht të dënuarit Endrit Dokle

Pas