22 qytetarë kanë humbur jetën nga CVOID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor janë konfirmuar dhe 2324 raste të reja me COVID.
Rekordi i rasteve të reja është shënuar në gusht të këtij viti, 4608 të infektuar në një periudhë 24 -orëshe.
Gjithashtu, numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24-orëshe u regjistrua më 28 nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 121 pacientë./ Opinion.al