Rajoni

21 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 11/03/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se 21 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe 947 raste të reja.

Të dhënat i referohen testimit të 3.450 mostrave ndërsa njoftohet edhe për 397 persona të shëruar nga COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve vazhdon të jetë në Shkup, gjithsej 453 raste. Prej kur ka shpërthyer pandemia, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në mbi 110 mijë persona, prej të cilëve 3,265 e kanë humbur jetën , mbi 96 mijë janë shëruar, ndërsa raste aktive janë mbi 10 mijë.

Në Maqedoninë e Veriut nga dita e mërkurë kanë nisur masat shtrënguese që ndalojnë lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00./ Opinion.al

Pas