Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2000 km rrugë, zjarrfikësit gjermanë ndihmojnë Greqinë

2021/08/12 at 4:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
2000 km rrugë, zjarrfikësit gjermanë ndihmojnë Greqinë

Vendet mesdhetare po digjen. Dramatike është situata aktualisht në Greqi. Nga Gjermania mbërrijnë të enjten në Greqi qindra zjarrfikës në mbështetje të luftës kundër zjarreve.


2000 kilometra rrugë në rast emergjence janë një rrugë e gjatë, nëse këtë rrugë duhet ta përshkosh si rrugë tokësore. Pikërisht kaq kilometra rrugë duhet të përshkojnë zjarrfikësit gjermanë për të mbërritur në zonat e zjarreve në Greqi. Tre deri në katër ditë ata do të jenë në rrugëtim. Të enjten trupat priten në Greqi.

“Kjo është rruga më e gjatë që kemi bërë ndonjëherë”, thotë Ralf Ackermann, President i Shoqatës së Zjarrfikësve të landit të Hesenit në gazetën “Hessenschau”. Nga landi i tij janë nisur 164 zjarrfikës dhe 27 automjete drejt Greqisë. Ekipi i Hesenit përbëhet jo vetëm nga zjarrfikësit, por edhe forca të shpëtimit dhe logjistikës, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të landit.

Gati për t’u nisur drejt Greqisë

Në këtë mision janë edhe automjete speciale për territore të vështira për t’u kaluar. “Fuqia e zjarrit është për shkak të bimësisë ndryshe nga ajo që njohim në Gjermani”, thotë Ralf Ackermann me shqetësim. Zjarri kapërcen shpejt nga pema në pemë.

Një trupë specialistësh

Trupës së zjarrfikësve i janë bashkuar edhe 52 forca shpëtimi nga Bonni me 17 automjete. “Shpresojmë që në fund të këtij aksioni të gjithë të kthehemi mirë në shtëpi”, thotë Carsten Schneider, për radion gjermane ËDR. Nuk është një aksion pa rreziqe, sipas kreut të Qendrës së Zjarrfikësve të Bonnit, por ata janë specialistë. “Punojmë në nivel të BE me vendet e tjera dhe jemi në varësinë e qendrës në Greqi”, shpjegon Carsten Schneider. Veshja mbrojtëse për shkak të nxehtësisë së lartë është më e hollë. Ekipi gjerman është i përgatitur me çadra dhe ushqime, e mund të ngrejë kampin e vet menjëherë aty ku mundet. Edhe nga Bonni, Leverkusseni e Königsëinteri janë nisur zjarrfikës drejt Greqisë.

Koordinimi nga BE dhe federata

Me një ekip prej gjithsej 221 forca shpëtimi, Gjermania reagoi ndaj një thirrjeje për ndihmë nga Greqia dhe Brukseli. Sepse misionin e ndërmjetëson qendra e BE “Emergency Response Coordination Centre”, ERCC. Edhe forca të specializuara të Ndihmës Teknike Gjermane, THË i janë bashkuar misionit nga Gjermania. Kostot e transportit paguhen ga BE, kurse misioni në terren nga Gjermania. Ende nuk dihet, nëse Greqia do të pranojë ofertën e ndihmës me helikoperë zjarrfikës nga Gjermania. Ndërkohë në terren veprojnë helikopterë nga vende të tjera.

Ndihma nga shtete të tjera

20 vende janë angazhuar aktualisht në luftë kundër flakëve në Greqi. Këtu bëjnë pjesë edhe shtete jashtë BE si Izraeli apo Kuvajti. Disa vende kanë dërguar madje edhe avionë të specializuar, që Gjermania nuk i ka, e që Të Gjelbrit e kritikojnë si mungesë. Zëdhënësja e Të Gjelbërve për politikën europiane, Franziska Brantner thotë se kjo duhet të ishte kërkuar me kohë, jo vetëm për misione në Gjermani, por edhe në rast nevoje të “solidaritetit europian”. Ministrja e Hessenit për Europën, Lucia Puttrich u shpreh, se “ne europianët na lidhin shumë më tepër se marrëveshjet europiane. “Në rast nevoje ne qëndrojmë së bashku.” Për misionin gjerman në Greqi janë parashikuar dy javë./DW

Etiketa: gjermanigreqizjarret


Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
Droni i policisë zbulon fidanët e kanabisit, arrestohen 2 persona në Vlorë

Droni i policisë zbulon fidanët e kanabisit, arrestohen 2 persona në Vlorë

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 6 viktima dhe 639 raste të reja

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 6 viktima dhe 639 raste të reja

71 raste të reja me COVID-19, humb jetën një person

COVID-19 në Shqipëri, rritet numri i rasteve të reja
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}