Rajoni

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 6 viktima dhe 639 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:45 - 12/08/21 |
Opi Nion

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 639 raste të reja me COVID-19  nga 5,390 teste të kryera.

Sipas të dhënave të fundit,  në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 22 pacientë.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 159,908, numri i pacientëve të shëruar është 150,635, numri i vdekjeve 5,527, ndërsa numri i rasteve aktive është 3,746.

Maqedonia e Veriut nga data 16 gusht rikthen masat shtrënguese, ndalimin e punës në hapësirat e mbyllura në sektorin e gastronomisë, restorante e sallone dasmash./Opinion.al

Pas