Kronikë

20 metra larg komisariatit të policisë, si “maskat” ekzekutuan Saimir Jakun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 26/07/22 |
Opi Nion

Ditën  e sotme policia njoftoi se arrestoi 40-vjeçarin, Dorjan Keqi , si autor të dyshuar të vrasjes së ish-drejtorit të OST-së, Saimir Jaku.

Saimir Jaku,, ish –Drejtor i Tensionit të Lartë për zonën e veriut,  u vra me armë zjarri më 9 Shtator 2016, teksa pinte kafe në një lokal në Rrëshen.

I plagosur mbeti edhe Gjergj Prenga, 50 – vjeç, i cili ndodhej në tavolinë me viktimën në momentin kur ndodhi vrasja.

Por si ndodhi ekzekutimi i Saimir Jakut në 2016-ën?

Persona të maskuar, qëlluan me breshëri automatiku ndaj 33 – vjeçarit Saimir Jaku, i cili qëndronte në ambientin e jashtëm të një lokali në qytetin e Rrëshenit, vetëm 20 metra larg komisariatit të policisë.

Menjëherë pas atentatit autorët u larguan nga vendngjarja me një mjet që ishte parkuar jo larg lokalit ku u krye edhe ekzekutimi.

Dyshimet flisnin se vrasja e Saimir Jakut mund të kishte ndodhur për shkak të përfshirjes së mundshme të Jakut në aktivitete kriminale jashtë vendit, pasi ai kishte qenë emigrant në disa shtete të ndryshme të Europës.

Pas