Kronikë

Ekzekutimi i Sajmir Jakut/Vrasësi i dehur në timon,e fundosën shenjat e gishtërinjve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 26/07/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë bërë të ditura rreth arrestimit të autorit të dyshuar për vrasjen e Sajmir Jakut.

“News24” raporton se janë zbardhur detaje mbi vënien në pranga të Dorian Keqit.

Mësohet se pas vrasjes së ish-drejtorit të Tensionit të lartë për veriun, në fshatin Skuraj u gjet një automjet i djegur që dyshohej se ishte përdorur në krim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se poshtë makinës u zbulua bidoni i benzinës dhe në të u gjet një gjurmë gishti. Por pavarësisht këtij fakti dosja ishte pa autor dhe nuk u bë dot e mundur asokohe, (në vitin 2016) identifikimi i gjurmës së gishtërinjve.

Ndërsa të premten e javës së shkuar Dorian Keqi u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Në polici iu morën shenjat e gishtërinjve dhe u krahasuan dhe rezultuan të përputhshme me gjurmën e gishtit që ishte zbuluar në bidonin e benzinës. Keqi refuzon të japë shpjegime, por dyshohet të ketë vepruar kundrejt pagesës për të kryer vrasjen e Jakut.

Pas