Aktualitet

Me snajper në makinë, i arrestuar ish-efektivi i RENEA.Dyshohet se do kryenin vrasje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 26/07/22 |
Opi Nion

2 persona u arrestuan nga policia në Tiranë në një operacion të zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Mësohet se një nga personat e vënë në pranga është një ish-efektiv i RENEA-s. Ai quhet Remal Rada, 39 vjeç, ndërsa është arrestuar edhe shoku i tij, Elton Hithi, 28 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në automjetin me të cilin dy të rinjtë po lëviznin policia gjeti një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Ndërkohë mësohet se Remel Rada ish-efektiv i RENEA-s,  ishte larguar nga radhët e policisë para 3 muajsh.  Sipas Klan News policia dyshon se së bashku me shokun e tij, të rinjtë do të kryenin një vrasje.

Kontrollet pasuan me banesat e tyre dhe u gjetën një pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak.

Dy të rinjtë u kapën pas informacioneve se qarkullonin me armë zjarri pa leje./Opinion.al

 

Pas