Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1978/ Intervista e Bekim Fehmiut, i cili u kthye në ekran pas 10 viteve

2021/01/21 at 1:22 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
1978/ Intervista e Bekim Fehmiut, i cili u kthye në ekran pas 10 viteve

Nga Aurenc Bebja


“Stampa Sera” ka botuar, të mërkurën e 11 janarit 1978, në faqen n°22, intervistën ekskluzive të gazetarit Lamberto Antonelli me aktorin e famshëm shqiptar Bekim Fehmiun.

 Fehmiu në një skenar të bazuar në një roman të Pirandellos

Uliksi 10 vite më vonë

Nga Lamberto Antonelli

 Romë – A ju kujtohet Bekim Fehmiu, Uliksi magjepsës i televizionit ? Do ta shohim së shpejti, gjithmonë në TV, por kësaj here në rolin e një personazhi të Pirandellos. Në fakt, ai është një nga aktorët kryesorë të një skenari me pesë pjesë, me regji të Marco Leto-s, bazuar në romanin “I vecchi e i giovani – Të moshuarit dhe të rinjtë” i Luigi Pirandello-s.

 Kështu që, gati dhjetë vite më vonë (“Odisea” e Franco Rossi-t daton që nga viti 1968), Fehmiu, i cili bëri të flitej shumë për të, kthehet në shtëpitë tona në një rol krejt të ndryshëm. Pse pas kaq shumë kohësh? Aktori beson se nuk ka pasur raste të tjera. Tani ai luan rolin e Aurello Costa-s, një njeri i zakonshëm i adoptuar nga bankieri Salvo dhe i cili me ndihmën e tij bëhet inxhinier. Ai bie në dashuri me Nicoletta Spoto-n, ikën me të dhe së bashku ata vdesin gjatë një trazire siçiliane.

 “I vecchi e i giovani – Të moshuarit dhe të rinjtë” është një roman historik dhe ideologjik, i shkruar në 1909, ku ngjarja zhvillohet në Siçili në kohën e Giolitti-t. A ishte e lehtë të përqendrohej në pesë episode nga një orë për secilin ? 

“Faktikisht me romanin, regjisori mund të kishte bërë një skenar shumë më të gjatë, prej dhjetë apo njëzet orësh. Ai duhej të bënte zgjedhje dhe, me sa di unë, Pirandello gjithashtu është interpretuar lirisht”.

 Meqenëse personazhet janë të shumtë dhe komploti është kompleks, cilën rrugë ka zgjedhur regjisori për ta thjeshtuar veprimin dhe për ta bërë atë më të kuptueshëm për audiencën e televizionit? 

“Rrëfehen fitoret e dy familjeve në dy histori që kryqëzohen. Familja e princit Laurentano (i luajtur nga aktori francez Alain Cuny) dhe familja e bankierit Salvo (i luajtur nga Gabriele Fersetti) të cilës unë i përkas. E para është në rrugën e saj drejt fundit, ndërsa e dyta është në rritje”.

Situata na kujton “Il Gattopardo” të Tomasi di Lampedusa, ku shtëpia e princit të Salinës po degradohet dhe ajo e Don Sedara-s po afirmohet dhe ka një martesë midis dy familjeve.

“Ka gjithashtu një martesë midis dy familjeve në romanin e Pirandello-s, pra edhe këtu, bashkimi midis dy familjeve përfaqëson kalimin e pushtetit nga familja aristokrate në atë borgjeze. Me pak fjalë, aristokracia i lë vendin borgjezisë, por që tranzicioni të mos jetë shumë i papritur, ekziston ndërmjetësimi i një martese”.

A është e vërtetë që një vepër e tillë korale kërkon një përpjekje të konsiderueshme, jo vetëm artistike, por edhe financiare?

 “Shumë të lartë. Unë e kuptoj që kostoja totale është rreth një miliard. Por nëse do të ishte bërë me sistemin kinematografik dhe jo me atë më të matur të televizionit do të kishte kushtuar shumë më tepër, ndoshta dy herë më shumë. Të gjithë, nga teknikët te aktorët te regjisori, kemi ulur pretendimet tona (për pagesën). Duhet të keni parasysh se ekziston një kast mbresëlënës: 54 aktorë”.

 Ai, në skenar, është i lidhur me Nicoletta Spoto-n. Kush e luan këtë rol ?

 “Është një aktore e re angleze, Stephanie Beacham, të cilën, regjisori pas kërkimëve të gjata, e gjeti në një libër vjetor të filmit britanik.”

 Nicoletta është një vajzë siçiliane. Atëherë, përse të zgjidhej një angleze ?

 “Është një pyetje që duhet t’i drejtohet regjisorit. Në çdo rast, unë e kuptoj që Stephanie plotëson kërkesat : ajo është e re dhe e shkathët, për mua është një zgjedhje e mirë”.

 A e njihnit romanin e Pirandellos? 

“Jo. Në fillim lexova skenarin dhe më pas, gjatë xhirimeve, desha gjithashtu të lexoja romanin, por për njohuritë e mia personale”. 

Dhe sipas jush, a ndryshon skenari nga romani?

“Ka një interpretim shumë të ndryshëm, edhe nëse shpirti, personazhet dhe vendosja (ambienti) janë të njëjta. Marco Leto duhej të hollohej shumë, të hollohej dhe të thjeshtohej, për ta bërë historinë (ngjarjen) moderne dhe më televizive”.

A kishte ndonjë vështirësi me trashëgimtarët e shkrimtarit dhe dramaturgut për transferimin (dhënien) e të drejtës së autorit?

“Ky nuk është një fakt që ka të bëjë me mua drejpërdrejt. Por kam dëgjuar se ka pasur vështirësi fillestare”.

Ka nga ata që argumentojnë se bëhet fjalë për pretendime ekonomike të larta.

 “No comment”.

 A ka ndonjë ofertë tjetër pune për ju në Itali?

 “Për momentin, jo. Por shpresoj të vijnë. Të mos kalojë aq shumë kohë sa midis Homerit dhe Pirandellos”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/stampa-sera-1978-intervista-ekskluzive-me-bekim-fehmiun-i-cili-kthehet-ne-ekran-pas-dhjete-viteve-ne-rolin-e-nje-personazhi-te-romanit-te-luigi-pirandello-s/

Etiketa: Bekim Fehmiuintervista


Ju sugjerojmë

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Aktualitet

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

19 Qershor, 2026 3:00 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
Bota

Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

19 Qershor, 2026 2:02 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

19 Qershor, 2026 1:10 pm
Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete
Kronikë

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

19 Qershor, 2026 12:20 pm
Para
Shqipëri/ Vetëvendosja zyrtarizon dy kandidatët për zgjedhjet e 25 Prillit

Shqipëri/ Vetëvendosja zyrtarizon dy kandidatët për zgjedhjet e 25 Prillit

Aksident në Librazhd/ Kamioni bie në greminë, plagosen dy persona

Aksident në Divjakë, në gjendje të rëndë 31-vjeçari

Tiranë/ Gjendet i pajetë një person në rrugë

Qëlloi vëllain me thikë, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë
















TE FUNDIT

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
19 Qershor, 2026

Federata Algjeriane e Futbollit iu drejtua FIFA për të bërë një ankesë zyrtare për vendimet e arbitrit gjatë ndeshjes së...

Lexo më shumë

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli do të ishte “shkatërruar” pa ndërhyrjen e tij gjatë konfliktit të fundit...

Lexo më shumë

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
19 Qershor, 2026

Tifozët e futbollit në mbarë botën po luten për një “Vallëzim të Fundit” në skenën më të madhe. Kupa e...

Lexo më shumë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
19 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e opozitës për të mos votuar amnistinë penale, duke thënë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}