-Kulturë

1949/Mbreti Zog:Një luftë vdekjeprurëse ka vazhduar për 4 vite në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:41 - 30/05/21 |
Opi Nion

Nga Aurenc Bebja

“Kansas State Collegian” ka botuar, të enjten e 20 tetorit 1949, në faqen n°6, intervistën ekskluzive të korrespondentit të “United Press” me mbretin Zog.

 Mbreti në mërgim Ahmet Zogu i Shqipërisë thotë se Lufta Stalin-Tito është vetëm një grindje familjare

 Kajro – (U.P) – Mbreti Ahmet Zogu i Shqipërisë, i cili e ka jetuar në mërgim për tre vjet, tha sot se lufta e ftohtë Stalin-Tito është vetëm “një grindje familjare”. Ai parashikoi që prirja epolitikës botërore do të bënte të mundur që ai të kthehej në fronin e tij Ballkanik “në një të ardhme të afërt”.

 Jugosllavia është e rrethuar

 “Jugosllavia e gjen veten aktualisht të rrethuar nga vendet anëtare të Cominform,” tha Zogu. “Një luftë e ftohtë është shpallur kundër saj, por unë jam i mendimit se deri më tani është një grindje familjare.”

 Në një intervistë ekskluzive me United Press – Zogu parashikoi gjithashtu që popujt e lirë dhe demokratikë përfundimisht do të ndihmonin Shqipërinë të lirohej nga Komunizmi.

 “Një luftë vdekjeprurëse ka vazhduar për katër vjet në Shqipëri midis njeriut të lirë të lidhur me traditat e tij stërgjyshore dhe njeriut robot që është nënshtruar një pushteti të imponuar nga një pakicë.” – tha ai. “I gjithë kombi është duke u përgjakur deri në rënien e tij të fundit në këtë masakër ideologjike.”

 Dëshiron të vizitojë Amerikën

 Zogu tha se do të ishte i lumtur të kishte mundësinë për të vizituar Amerikën “sa më shpejt të jetë e mundur”.

 Ai iku nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, më 8 Prill 1939, ndërsa trupat e Musolinit hynë në vend. Gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë, gjithashtu u largua edhe pse ajo kishte lindur një djalë vetëm tre ditë më parë.

 Zogu ka insistuar të ruajë të gjithë protokollin e oborrit të tij në mërgim. Ai përbëhet nga tetë oborrtarë, dy prej të cilëve janë gjithmonë në detyrë. Këtu vlerësohet se Zogu shpenzon 500.000 $ në vit.

 Ai, Mbretëresha dhe Princi i Kurorës Leka jetojnë në pallatin që është në Larens, lagje e modës në detin Mesdhe pranë Aleksandrisë.

 “Unë besoj se evolucioni i situatës politike botërore do të na çojë në një të ardhme të afërt të parashikojmë rivendosjen e regjimit ligjor në përputhje me interesat kombëtarë të Shqipërisë.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/united-press-1949-intervista-me-mbretin-zog-nje-lufte-vdekjeprurese-ka-vazhduar-per-kater-vjet-ne-shqiperi-midis-njeriut-te-lire-te-lidhur-me-traditat-e-tij-stergjyshore-dhe-njeriut-robot-qe-eshte-nenshtruar-nje-pushteti-te-imponuar-nga-nje-pakice/

Pas