Rajoni

Koronavirusi/ 30 viktima në 24 orët e fundit në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:53 - 30/05/21 |
Opi Nion

30 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Greqi. Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj njoftojnë se janë shënuar 907 raste. Aktualisht numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 497.

Nga fillimi i pandemisë numri i viktimave në Greqi ka arritur në 12054. Rekordi për numrin e të infektuarve për 24 orë në vendin fqinj u shënua në 30 mars të këtij viti, 4340 raste, ndërsa përsa i përket fataliteteve në 28 nëntor të vitit të kaluar, 121 pacientë ndërruan jetë./ Opinion.al

Pas