Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1913/ Intervista e Ismail Qemalit në Paris mbi Esad Pashën dhe Shqipërinë

2020/12/24 at 9:54 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
1913/ Intervista e Ismail Qemalit në Paris mbi Esad Pashën dhe Shqipërinë

Nga Aurenc Bebja


“Le Matin” ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me Ismail Qemalin në Paris në lidhje me Esad Pashën dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ismail Qemal Beu, një shqiptar nga Shqipëria, deputet i Vlorës në Dhomën e Deputetëve të Kostandinopojës, kreu i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë të formuar në Vlorë disa kohë më parë, sapo kaloi nëpër Paris.

 Dje, ne realizuam me të një intervistë, para se të nisej për në Londër.

 Ne e pyetëm atë :

 — Çfarë mendoni, çfarë mendon qeveria e përkohshme shqiptare për Esad Pashën për lajmin që ai e ka shpallur veten Mbret të Shqipërisë?

 Ismail Qemal beu na u përgjigj :

 — Unë e njoh shumë mirë Esad Pashën. Ai është një njeri trim dhe guximtar. Nuk mund ta pranoj lajmin që gazetat po botojnë se ai ka bërë një marrëveshje me mbretin e Malit të Zi. “Nëse të jap Shkodrën, më lini Shqipërinë.”

Nuk dua ta besoj, sepse nëse kjo do të ishte e vërtetë, jo vetëm që Esad Pasha do ta tradhtonte Shqipërinë tonë, por gjithashtu ai do të kishte treguar pak inteligjencë dhe largpamësi, sepse populli shqiptar — tek i cili ai mbështetet — nuk do t’ia falte asnjëherë aktin e tij të tradhëtisë. Ai do t’i kundërshtonte çdo përpjekje të tij për të imponuar vullnetin dhe respektuar dëshirat e tij.

 — A besoni, edhe nëse lajmet për marrëveshjen e tij me mbretin Nikolla janë të pasakta, që Esad Pasha mund të qëndrojë dhe të bëhet, në fakt, mbret i Shqipërisë?

— Nuk e besoj. Së pari, ne nuk duam që një vendas të jetë princi i Shqipërisë. Ne nuk e duam atë, sepse, për të pasur marrëdhënie të dobishme dhe fitimprurëse, ne kemi nevojë absolutisht për një princ të huaj, një princ të huaj të caktuar nga vetë Fuqitë, i cili, falë situatës dhe marrëdhënieve të tij personale, mund të siguronte për Shqipërinë atë që do t’i duhej nga jashtë. Një vendas nuk do të mund të vendoste kurrë marrëdhënie të kënaqshme me të huajt ashtu si një sovran i huaj, anëtar i ndonjë familje princërore, ose i lidhur me njërën prej tyre, dhe i cili, për më tepër, do të siguronte dashamirësinë e Fuqive të Mëdha.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— A mendoni se Esad Pasha do të mund të qëndrojë (në pushtet) në Tiranë apo në ndonjë vend në Shqipëri?

 — Jo, nuk e besoj atë. Ushtria e tij e vogël do të shpërbëhet dhe populli nuk do ta ndjekë atë. Ai nuk ka mjete për të ushqyer ushtrinë e tij dhe mund të llogarisë vetëm tek populli për t’i siguruar këto mundësi. Ai nuk ka municione për të mbajtur një qëndrim të rrezikshëm. Nuk besoj se Esad Pasha mund të mbajë pushtetin.

 — A mendoni se ai do të ketë mbështetjen e shteteve të Ballkanit?

 — Jo, nuk e besoj atë. Vetë Mali i Zi nuk do të kishte interes për të mërzitur fuqitë e mëdha, të cilat me siguri nuk do të duan të dinë asgjë për Esad Pashën. 

— Si e shihni krijimin e shtetit të ri shqiptar? A keni burime për jetën dhe administratën e vendit? 

— Ne me siguri do të kemi burimet e nevojshme. Nëse kufijtë e vendit tonë mbeten ata të vendosur nga Evropa, ne do të kemi një popullsi prej rreth 1.200.000 shpirtrash. Popullsia është homogjene, shqiptare, do të flasë vetëm një gjuhë; do të ketë të njëjtat zakone, të njëjtat ambicie. Pavarësisht se njerëzit tanë janë katolikë, myslimanë apo ortodoksë, kjo nuk do të ketë asnjë rëndësi. Nuk do të ketë tek ne mosmarrëveshje për arsye të besimeve të ndryshme fetare.

Ne do të kemi, me taksa të arsyeshme, të ardhura prej 60 milion frangash, të cilat do të jenë më se të mjaftueshme për një administratë të mirë dhe për pagat e një xhandarmerie dhe një milice.

— Pra, ju nuk doni një ushtri?

— Jo ! Për çfarë do të na duhej një ushtri ? Ne do të kemi një milici, si në Zvicër, ashtu dhe në Mal të Zi.

 Kështu që unë them se të ardhurat tona do të jenë të mjaftueshme për të paguar mirë nëpunësit tanë civilë, përveç interesit të një kredie që do të duhet të marrim për ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe ndërtesave të shërbimeve publike. Ne nuk duam shumë nëpunës publik, por ata që do të punësojmë do të paguhen mirë. 

Ne e duam Shqipërinë për shqiptarët. Ne duam të jemi të pavarur. Ne nuk duam të jemi vasalë të Turqisë ose të ndonjë vendi tjetër. Kushtetuta jonë do të bazohet në formulën e mëposhtme :

 “Shqipëria dëshiron pavarësinë kombëtare nga ana ekonomike dhe politike. Shqipëria dëshiron të ecë në harmoni të plotë me shtetet e tjera të Ballkanit. Shqipëria dëshiron të gëzojë dashamirësinë e të gjitha fuqive të Evropës pa përjashtim.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1913-intervista-ekskluzive-me-ismail-qemalin-ne-paris-para-se-te-nisej-per-ne-londer-mbi-esad-pashen-dhe-te-ardhmen-e-shqiperise/

Etiketa: intervistaismail qemaliparis


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Rusia ashpërson kursin kundër mediave sociale

Rusia ashpërson kursin kundër mediave sociale

Vaksina kundër COVID-19 niset drejt vendeve të BE-së, KE publikon videon

Vaksina kundër COVID-19 niset drejt vendeve të BE-së, KE publikon videon

Tjetër rast i rëndë i abuzimit me të mitur, arrestohet 51-vjeçari

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}