-Kulturë

1912/ Mitorvica në pushtetin e Isa Boletinit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 28/02/21 |
Opi Nion

Nga Aurenc Bebja

“L’Éclair” ka botuar, të premten e 6 shtatorit 1912, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me lëvizjet e shqiptarëve të Kosovës dhe çlirimin e Mitrovicës nga Isa Boletini.

Zbatimi i reformave. – Mitrovica në pushtetin e Isa Boletinit

 (Nga korrespondenti ynë i veçantë)

 Konstandinopojë, 5 shtator. – Anarkia është e përgjithshme në Shqipëri. Qeveria nuk po përpiqet të rivendosë rendin. Shqetësimi i saj i vetëm është të bëjë që shqiptarët të vetëvendosin rregull (rend).

 Për këtë, ajo urdhëroi zbatimin e menjëhershëm, në vilajetin e Kosovës, të reformave të akorduara për shqiptarët, përveç asaj në lidhje me shërbimin ushtarak rajonal.

 Na thuhet nga Shkupi se Ibrahim Pasha ftoi udhëheqësit shqiptarë të Prishtinës që të vinin dhe të bisedonin me të. 

Shefi Isa Boletini është tërësisht zot i Mitrovicës; ai komandon xhandarët dhe madje ka ngritur një gjykatë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-eclair-shtator-1912-mitrovica-ne-pushtetin-e-isa-boletinit/

Pas