Kronikë

Makina përplas për vdekje 16-vjeçarin në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 28/02/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar  mbrëmjen djeshme në Durrës. Mësohet se një 16-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë rreth orës 18:00 në Sukth.

Viktima është identifikuar me inicialet F. O., 16 vjeç, i cili ndërroi jetë pas disa orësh në spital.

Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas