Kryesore

Programi i PD për pronën: Agjencia e re do bëjë kontrollin antikorrupsion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 28/02/21 |
Opi Nion

Këtë të diel Partia Demokratike ka prezantuar programin e saj elektoral për pronat. Kryedemokrati Lulzim Basha tha se do të angazhohet se brenda kuadrit ligjor do të bëjë kthimin e pronës dhe kompensim fizik.

Sipas tij, PD do të garantojë titujt të pronësisë referuar një vendimi i formës së prerë administrative apo gjyqësor, të cilët, sipas tij, në asnjë rast nuk do të preken pa një proces të rregullt ligjor.

Po ashtu, Basha thotë se do të garantohet ekzekutimi të veprimeve përfundimtare të kompensimit të pronës të pa ekzekutuara duke ju referuar zërit kadastra të përcaktuar në to.

Kreu i PD thotë se në programin e PD për pronat bën pjesë dhe  përfshirja në fondet e kompensimit fizike të pronave të konfiskuara për efekt të ligjit anti-mafia përfshirë edhe rastet e kontratave PPP apo koncesioneve korruptive.

Pronarët do të shkarkohen nga kostot administrative si dhe tarifat dhe taksat gjyqësore në proceset administrative dhe gjyqësore të cilat do të mbarten nga shteti.

PD angazhohet që në përfundimin e procesit të legalizimit i garanton pronarëve kompensimin e plotë dhe të drejtë të pronës.

Fondi i kompensimit të legalizimit do të jetë më vete, në zbatim të ligjit të pronës. Një tjetër pikë e programit është rregullimi i kuadrit ligjor në lidhje me ato raste të interesit publik që preken në mënyrë të qartë, duke përcaktuar kriteret vlerësuese për kompensimin e pronës për investime të tilla publike.

Sipas PD, ligji përkatës për këtë kategori ka hapur të gjitha hapësirat për abuzivizëm në kurriz të pronarëve të ligjshëm dhe zbatimin e të gjitha parimeve kushtetuese dhe detyrimeve që Shqipëria ka në kuadër të Konventës Europian të të Drejtave të Njeriut për shenjtërinë e pronës private.

Pjesë e angazhimit të PD është dhe ndërtimi i një sistemi të rregullt për ti dhënë fund kaosit kadastra i cili pamundëson vërtetimin ligjor të pronës për qytetarët shqiptar të cilët e kanë të pa mundur ta përdorin këtë pronë si kolateral apo të fitojnë të ardhura prej pronës duke penguar vendin vit për vit që të përfitoj miliona nga tregu.

Në fokus të PD do të jetë koordinimi i institucioneve shtetërore që merren me pronën si dhe thjeshtësimi në përputhje me praktikat më të avancuara Europiane i procedurave në lidhje me çështjet e pronës dhe reduktimi me qëllim zhdukjen e korrupsionit.

Krijimi i një agjencie ombrellë që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private dhe publike dhe kontrolli antikorrupsion brenda kësaj agjencie, adresimi i çështjeve të abuzimit me pronën në SPAK duke e kthyer tek pronari i ligjshëm, janë prioritete të qeverisjes tonë të ardhshme./ Opinion.al

Pas