Kronikë

16 pajisje elektronike për të prodhuar kriptomonedha, në pranga i riu në Shkodër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:01 - 09/06/22 |
Opi Nion

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21-vjeçar të shpallur në kërkim si dhe një person tjetër 43-vjeç, pasi akuzohen veprimtari të kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale.

Për 21-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 30.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Shtetasi J. M. ishte shpallur në kërkim, sepse në datën 27.05.2022, gjatë operacionit policor të koduar “Avalon”, në një magazinë, në lagjen “Salo Halili”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 16 pajisje elektronike, të cilat i posedonte ky shtetas dhe dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi E. M., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi në bashkëpunim me shtetasin J. M., kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasi F. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ky shtetas ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Pas