Bota

16.377 raste të reja në Itali, rritet numri i të shtruarve në spitale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:59 - 30/11/20 |
Opi Nion

Italia ka shënuar 16.377 raste të reja infektimesh nga COVID në 24 orët e fundit, ndërkohë që 672 persona kanë humbur jetën, sipas të dhënave zyrtare që vijnë nga autoritetet. Krahasuar me një ditë më parë janë 7.300 raste më pak, ndërkohë që janë kryer 130.524 tamponë.

Bazuar në numrin e testimeve përqindja e pozitivitetetit është 12,5%  duke shënuar një rritje me 0,9% krahasuar me një ditë më parë.

Njëkohësisht pas 4 ditësh, për të parën herë është rritur numri i personave që janë shtruar në spitale. Sot janë raportuar të shtruar 33.187 persona të shtruar, 308 më shumë se dje./Opinion.al

Pas