Kronikë

1,5 ton drogë në Lecce, arrestohen dy skafistët shqiptarë


               Publikuar në : 15:47 - 26/04/19 |
b.f

Një gomone me drogë është kapur sot pranë Lecces në Itali. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, ku “La Repubblica” shkruan se janë sekuestruar 1,531 kilogramë drogë, të ndara në 71 koli, me vlerë totale 15 milionë euro.

Gazeta italiane shkruan se janë arrestuar dy skafistët shqiptarë të gomones, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni i kapjes së gomones, e cila ishte rreth 10 metra e gjatë, është kryer nga autoritetet italiane dhe Frontex me bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare. Aktualisht nuk bëhet i ditur identiteti i skafistëve shqiptarë./Opinion.al

Pas