Sport

14-vjeçari po mahnit Gjermaninë, shënoi 6 gola në një ndeshje


               Publikuar në : 17:07 - 12/08/19 |
Opi Nion

Youssoufa Moukoko është vetëm 14 vjeç por talenti i tij në futboll ka mahniturë gjermanët. Sulmuesi i lindur në Kamerun por pjesëtar i Kombëtares gjermane Under 16, po thyen çdo rekord në Gjermani, duke luajtur dhe dominuar me kundërshtarë të paktën 5 vjet më të mëdhenj.

Moukoko do të mbush 15 vjeç në muajin nëntor, ndërsa është kthyer në një shpresë për futbollin gjerman. Me Under 17 e Dortmundit vitet e kaluara ka thyer çdo rekord, 40 gola në 28 ndeshje në sezonin 2017-2018, 50 në sezonin 2018-2019.

Superioriteti i tij i dukshëm shtyu drejtuesit e gjigantëve gjerman për të ftuar adoleshentin me shpresat e ekipit. Dje Moukoko luajti ndeshjen e parë, dhe jo vetëm nuk zhgënjeu, por vendosi një tjetër rekord.

Trajneri i tij Michael Skibbe është shprehur se 14-vjeçari do të bëhet një nga lojtarët më të mëdhenj në botë, e vetmja gjë që mund ta ndalë janë dëmtimet.

“ Që do të bëhet një profesionist, kjo është e qartë, vetëm dëmtimet mund ta ndalojnë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, nuk kanë munguar kompanitë të ndryshme që  të bëjnë kontratat e para me të riun. Nike ka firmosur me të një kontratë afatgjatë, ku mendohet se talenti do të fitojë rreth 10 milion euro në total./ Opinion.al E.Xh.

Pas