Bota

Rregulli i ri për vizat amerikane, kush përjashtohet automatikisht


               Publikuar në : 18:27 - 12/08/19 |
el ida

Administrata e presidentit Donald Trump ka bërë publik një rregull të ri që mund t’u heqë mundësinë e shtetësisë amerikane qindra mijëra personave që janë shumë të varfër.

Reuters raporton se ky rregull, që është shtyrë përpara nga ndihmësi i Trumpit për çështje të migrimit, Stephen Miller, do të nisë së zbatuari nga mesi i tetorit, dhe parasheh refuzimin e aplikimit për viza të përkohshme apo të përhershme për personat që nuk përmbushin kriteret strandarde të mirëqenies apo që marrin asistencë sociale nga shteti.

Një ndryshim i tillë do të siguronte se imigrantët mund të përballojnë vetë shpenzimet dhe “nuk varen nga burimet publike” por nga burime të tjera, duke përfshirë anëtarë të familjes, sponsorë, dhe organizata private.

Edhe pse rregulli i ri është bazuar në Aktin për Imigrim që daton nga viti 1882, i cili i lejon Qeverisë amerikane të refuzojë viza për secilin që ka mundësi të kthehet në “përgjegjësi publike”, ekspertët thanë se kjo mund të jetë një nga politikat më drastike të Trumpit kundër migrimit./Opinion.al

Pas