Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

100 Shkodra

2016/05/09 at 8:38 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Jam Skraparlli

Nga Edison YPI 


Nuk ka shi e breshër, ngricë e dimër, verë e vapë, me e ndal me shku n’Shkodër.

“Udhëtar i vërtetë është ai që niset dhe nuk e di për ku, udhëtar i përsosur është ai që niset dhe ka harru prej ku është nisur” – e provon vajtja në Shkodër.

Torrovica ish-kënetë, ish-burg , aty duket gjithmonë e premte.

E shtuna s’dihet ku ndodhet.

Në Zadrimën që nuk çfaqet por shperthen, është gjithmonë e dielë.
Pas Zadrimës Shkodra jep vibracionet e para.

Me hy n’Shkodër, nuk mundesh dosido. Ka rregulla, ka kushte. Duhesh me kalu mbi një lume që zbret nga larg e lart i cili të paralajmëron; Prit or Beg, se s’është lehtë me hy n’Shkodër.

Prej aty, kurgjë s’shihet, as dëgjohet, gjithçka ndjehet. Pas urës, një “Zoj’ e Mir’ ’” në heshtje dhe solemnitet të urdhnon mirseardhjen për tek “Zoja e Madhe Shkodër”. Brenda Liqerit dimërak, shelgje që duken si peshkatarë të kërrusur me çizme që rrinë në mes të ujit pa lëvizur.

Rozafa hijerëndë, pa moshë, pa stinë, pa naze, pa lëvizje, “Pa zemër pa ndjenja, syt’ e saj rrufena, qarkullojn’ rreth Shkodrës, tue synue vranshëm”.
Kalojnë tre Zonja shkodrane me të ikë menia e kres,
-A asht e bukur Shkodra ?
-Sigurisht.

Pa hyrë në qytet, ndaj një dyqani një djalë dhe një mesoburrë,
-Po, përgjigjen energjikisht të dy.
Bëj sikur nuk dëgjoj.
-Poooooooooooo klithin të dy sa tundet Rozafa.

Ndal makinën diku dhe sillem nëpër qytet. Plot njerëz nëpër rrugë. Shumë biçikleta.

Diku një “Lavazh me ujë të bollshëm”. Nëpër lokale shkodranë dhe shkodrane elegante nazelie nga ato qe flasin e shkruajnë me apostrofa; t’ana t’mirat, t’marsha t’ligat, ato që për “Këtë” dhe “Kokë” thonë aq bukur; “Kyt” dhe “Kryt”.
Pyes-pyes-pyes,
Po-po-po përgjigjen të gjithë, Shkodra është e bukur.

Dikush shton; “Shkodra asht e bukur, por duhen edhe pare”.
Ish i burgosuri politik thotë; Po, Shkodra asht e bukur, por…dhe bën plotësime, sqarime, spjegime.

“Heronjtë e Vigut“ janë katandisur në “Heronjtë e VI U“ sikur të ishin nxënësa të klasës së VI U.
“Kafja e Madhe” me dyer të kyçura duket si gjymtyrë e mpirë,  ka mbajtur frymën, pret.

Pjesa më e bukur e Shkodrës, ajo me rrugica, kthesa, kalldrëme, harqe, portale, ka shumë shtepi dhe dyqane të cilat, ndryshe nga pjesa e shëmtuar soc-realiste që zjen, shumica janë të mbyllura me qepena te ulura, me sy përdhe, hijshëm, sikur thonë; Ngutuni ju,  ne presim, durojmë”.

Pyes a ka këtu shkodranë të vjeter, nga ata të thelbit, të kockës, të palcës, të bërthamës së qelizës prej nga dalin quant-et e dritës. Ka, por vështirë t’i gjesh.

Një shkodran sqaron me krenari se; “La lana scutariana” dmth leshi i bagëtive shkodrane, ka qënë ndër më të famshmit në Europë.
-A asht e bukur Shkodra moj goca ?
-Pooooooo përgjigjen njëzëri të njëzeta.

Puntori, fshatari, malësori, dukagjinsi, tregëtari, kioskaxhiu, sudentja, studenti, demonrati, socialisti, komunisti, sigurimisti me kapele kineze, një “Drago” shkodran, musulmani, katoliku, ortodoksi, fëmijë, gra, burra – plot 100, kur i pyeta;
-A asht e bukur Shkodra ?
Të gjithë thanë;
-Po !

Kaq desha. Për kaq erdha. Nis kthimin. Gjunjët me dridhen, koka më zjen, truri më shpërthen. Gjaqet, hakmarrjet, ka edhe të tilla, por janë provizore. Shkodra është e përjetëshme, dhe llaftarisht e bukur.

Gjithçka mund të vdesi e të lindi në Shkodër, të zbukurohet a shëmtohet, të fukarallepset, të vritet e të pritet, por shpirti i saj, fryma e saj, hijeshia e saj, s’kanë për të vdekur kurre.
Si me qenë njeri Shkodra mor’ burr’ i dheut, si me qenë femër.

Mundesh a s’mundesh me e dash, është diçka, e Shkodra me t’dash a mos me t’dash është diçka tjetër. Mundesh me j’u lut, me i kërku prehje nën hijeshinë e saj, me i kërku dashuri, me i hy n’zemër, ehe, kjo ësht’ e veshtirë, Zoja e di vet çfarë ban, është pun’ e saj, ka kushte nuk munesh me j’u afru dosido por veçse me kujdes, me perunjësi, me respekt, me delikatesë, mos e shqetsosh, mos e pengosh, mos ja prekësh përhumbjen mendimtare që e rrethon, hijeshinë, misterin.

Tash Zoja po pushon pak, eshte largu pak, jo larg, n’ato malet me borë me majat ne re’. Kur të zgjohet e t’vij, do ndriçoheni, do lindni. Kush n’Shkoder priton me shku, nuk ka dek, nuk ka le kurrë.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Për kë mbajti Çani një minutë heshtje…

Për kë mbajti Çani një minutë heshtje...

Avioni me drogë në Vlorë/ Policia arrestoi 3 barinj, jo trafikantët

Video/ “Mushkonjat” e Divjakës tani në fshatrat e Kavajës?

Vdekja e dy fëmijëve, biznesi fitoi gjyqin për të çarë rrugën

Vdekja e dy fëmijëve, biznesi fitoi gjyqin për të çarë rrugën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com