Kronikë

“100 mijë € për ta eliminuar”,Ervis Martinaj porositi Dumanin për vrasjen e…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 19/05/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK, në lidhje me krimet ku është përfshirë, Nuredin Dumani.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se duke iu referuar dosjes hetimore, rezulton se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles.

Dokle, rezulton i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Ndonëse Martinaj ka dhënë një shumë prej 100 mijë eurosh Dumanit për ta ekzekutuar, ky i fundit nuk ka pranuar që të eliminojë Doklen.

Një tjetër detaj tronditës që del në dosjen hetimore është edhe se Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Po ashtu, në dosje rezulton se Talo Çela akuzohet se vrau Fatmira Deden, ndërkohë që në kërkim është dhe Festim Çoli. Një tjetër krim që i është kërkuar të kryhet nga Dumani është dhe porosia që ka bërë Suel Çela, i cili i ka kërkuar që të vrasë një biznesmen. Ndërkohë, vrasjen e Emiljano Ramazanit e dyshohet se e ka kryer Skerdi Tasi, ndërsa shofer ditën kur ndodhi ngjarja ishte Henrik Hoxha.

Duket se ka qenë dëshmia e Nuredin Dumanit ajo që solli sot një megaoperacion për goditjen e 8 grupeve kriminale. Kreu i SPAK, Arben Kraja tha se këto grupe kriminale janë dedikuar në veprat penale në dem të jetes dhe shëndetit si edhe në drejtim te pasurisë.  Ai theksoi se karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga kjo veprimtari kriminale./Opinion.al

Pas