Aktualitet

Rrëfehet Nuredin Dumani: I mora 100 mijë euro Ervis Martinajt për vrasjen, por…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:54 - 19/05/22 |
Opi Nion

Nuredin Dumani, personazh i njohur i botës së krimit ka folur dhe ka treguar detaje të cilat kanë çuar në operacionin e sotëm të SPAK.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme rezulton se Ervis Martinaj ka porositur Dumanin për vrasjen e Endrit Dokles. Ndonëse ai i ka dhënë një shumë prej 100 mijë eurosh Dumanit për ta ekzekutuar, ky i fundit nuk ka pranuar që të eliminojë Doklen.

Dumani, ka deklaruar se nuk donte të vriste Endrit Doklen. Ndërsa po ashtu ka rrëfyer se i ka marrë paratë Ervis Martinajt dhe se kërkonte konflikt me të.

Dokle, rezulton i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Po ashtu, në dosjën e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala thuhet se Talo Çela akuzohet se vrau Fatmira Deden, ndërkohë që në kërkim është dhe Festim Çoli./Opinion.al

Pas