Aktualitet

100 dështimet e Ramës, Basha: Shqipëria, shtet i kapur prej korrupsionit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:39 - 03/03/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha edhe këtë mëngjes ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha thotë se Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni.

Teksa citon raportin e “Transparency International”, Basha thotë se Shqipëria është një ndër shtetet me nivel të lartë korrupsioni me ligje të personalizuara dhe sipas tij ky fakt është një nga 100 dështimet e Ramës.

“52 ditë deri më 25 Prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. A është Shqipëria një shtet i kapur për shkak të korrupsionit? Përgjigja: Po! “Transparency International” e rendit Shqipërinë ndër shtetet që kanë nivel të lartë të kapjes së shtetit për qëllime korruptive dhe ligjeve të personalizuara”, thotë Basha./Opinion.al

 

 

Pas