Aktualitet

“S’ju premtojmë mrekulli, por normalitet”, Basha në takim me qytetarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:57 - 03/03/21 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Lulzim Basha, këtë të mërkurë ka zhvilluar takime me biznese e qytetarë, në njësinë nr.3 në Tiranë. Basha u njoh nga afër me shqetësimet e qytetarëvë dhe problemet me të cilat ata përballen.

“Situata është e vështirë, Nuk kemi nga të shkojmë”, – tha një nga pronarët e bizneseve gjatë takimit. Ndërsa një tjetër u shpreh:”Ne presim ndryshimin e madh”, duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkohë, kreu i opozitës, iu shpalosi bizneseve dhe qytetarëve planin ekonomik të PD dhe programin qeverisës.

Basha tha se me 25 prill duhet të bashkohen gjithë shqiptarët për të sjellë ndryshimin që presin të gjithë.

“Me 25 prill duhet tё jemi bashkë për ndryshimin. Kjo ёshtё kryesorja, pas kësaj gjërat do fillojnë tё bëhen mё mirё. Mrekullira nuk premtojmë por do tё kemi normalitet. Një qeveri normale, e cila sjell normalitet dhe pёr ju si tё vetëpunësuar, si për biznesin e vogël, për fëmijët tuaj. Këtë normalitet premtojmë pas 25 prillit.

Por duhet tё jemi tё gjithё bashkё. Edhe masat anti-COVID qё vendet e tjera i kanё marrё ne i kemi planifikuar fillimisht ia kërkuam kësaj qeverie nё shtator, nuk i mori pёr ju. Ne do t’i bёjmё realitet. Edhe ajo nuk ёshtё se ёshtё ndonjë mrekulli por njё çek prej 1000 euro pёr çdo biznes tё vogël tё pakën që tё kaloni kёtё situatё kaq tё vështirë. Ky ёshtё njё nga angazhimet e planit tonë anti-COVID që do ta bëjmë realitet. E vetmja gjë që na duhet është të jemi të gjithë bashkë sepse Shqipëria është e të gjithëve por me 25 prill do të bëhemi të gjithë bashkë që ta marrim prapë në duart tona. Mbas 25 prillit do ta kaloni me një qeveri të re që do jetë në krahun tuaj”, tha Basha.

Pas