Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 truke për një shtëpi që shkëlqen, pastrimet e zgjuara të pranverës

2017/04/20 at 5:32 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
10 truke për një shtëpi që shkëlqen, pastrimet e zgjuara të pranverës

Dimri ka mbaruar me kohë, por ato punët e pranverës po i shtyjmë ca si shumë. Shtëpisë i duhet një pastrim i mirë dhe përveç kësaj, ka shumë rroba, veshje e sende nëpër shtëpi. Rrëmuja bëhet stresuese, aq sa duket sikur të merr të gjithë vullnetin dhe nuk di nga t’ia fillosh. Është koha për sistemimin dhe pastrimin e shtëpisë, heqjen e stresit dhe shijimin e pranverës!
Nga pastrimi me metoda natyrale deri tek sistemimi i letrave, Living ju gjendet pranë me këshilla të provuara ku rezultati nuk mungon asnjëherë.
Larja e jorganëve dhe jastëkëve të mbushur me fibra sintetike (vatinë) mund të bëhet fare mirë në lavatriçe, mjafton që ajo të ketë madhësinë e duhur. Por duhet të keni parasysh që të hidhni 1/3 e sasisë së detergjentit që hidhni zakonisht (kështu evitoni shpërthime të pakontrolluara të shkumës). Gjithsesi, përpara së t’i fusni në lavatriçe, sigurohuni që jorganët dhe jastëkët të mos kenë vrima ose të çara nga ku mund të dalë mbushja jashtë. Për t’i tharë, nderini normalisht, por shkundini dhe ndryshoni krahun e nderjes çdo 2 orë, në mënyrë që të evitoni krijimin e gungave. Evitoni pastrimin kimik, sepse produktet kimike të përdorura mund të dëmtojnë mbushjen e tyre.
Mobiljet e lëkurës duhet të pastrohen rregullisht, por në mënyrën e duhur, në mënyrë që të mos dëmtohen dhe të shkëlqejnë sa më gjatë. Së pari, përdorni një cohë të butë ose mikro-fibër për të marrë pluhurat në sipërfaqe. Më pas, me një cohë të lagur në ujë me pak shampo trupi me përmbajtje kremi, si Dove, dhe të shtrydhur mirë, pastroni gjithë sipërfaqen pa e shpëlarë.
Shenjat e kondesimit të ujit në dru mund të hiqen duke i fërkuar me një cohë të lagur me përzierje të barabartë uthulle dhe vaji vegjetal.
Makina për larjen e enëve duhet pastruar herë pas here. Hidhni dy gota uthull në bazën e makinës dhe vëreni në punë në procesin e shkurtër, pas 20 minutash, ndërpriteni procesin dhe lëreni në qetësi për 2 -3 orë, në mënyrë që uthulla të veprojë. Pas kësaj, përfundoni procesin normalisht. Gjithsesi, kini parasysh që para se të fusni enët, t’i pastroni nga mbeturinat me ndihmën e një furçe.


Për pastrimin e hekurit me avull. Për depozitën e ujit, përgatitet një përzierje me ½ ujë dhe ½ uthull dhe mbushet hekuri si zakonisht. Vihet në punë dhe lihet për 5 – 10 minuta, pastaj lihet për 5 minuta të nxjerrë avull mbi një cohë të vjetër. Zbrazet depozita dhe mbushet me ujë të pastër, lihet sërish të nxjerrë avull mbi një cohë të vjetër. Për pastrimin e sipërfaqes se hekurit, bëhet një pastë me sodë buke dhe pak uthull, fërkohet me një cohë të butë, pastaj shpëlahet. Zbrazet depozita dhe hekuri është gati.

Furra me mikrovalë pastrohet lehtë, duke futur brenda një tas me ½ sasi uthull dhe ½ sasi ujë. Vihet me të gjithë fuqinë për 3-4 minuta. Fshihet gjithandej me një cohë të thatë e të butë.
Kthejuani shkëlqimin enëve të bakrit, duke i fërkuar me një gjysmë limoni të zhytur në kripë të hollë. Më pas, i shpëlani dhe i thani me një cohë të butë.

Objektet e argjendta pastrohen fare lehtë duke i fërkuar me një pastë të krijuar me 1 masë ujë e 3 masa sodë buke. Shpëlahen dhe thahen me një cohë të butë.
Era e rëndë nga tapeti mund të hiqet duke shpërndarë sodë buke mbi të dhe mundësisht të lihet kështu gjithë natën. Në mëngjes, hiqet pjesa më e madhe e sodës më furçë, ndërsa pjesa tjetër thithet me fshesë me korrent.
Që lavapjatat e inoksit të shkëlqejnë, spërkasim lavapjatën e thatë me miell, e fërkojmë lehtë me një cohë të butë dhe e lemë në qetësi për pak minuta. Shpëlajmë miellin dhe shkëlqimi është kthyer përsëri. LIVING

 



Ju sugjerojmë

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore
Life Style

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore

1 Shtator, 2025 11:06 am
Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike
Life Style

Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike

31 Gusht, 2025 12:46 pm
Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë
Life Style

Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë

30 Gusht, 2025 9:17 pm
Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale
Life Style

Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale

30 Gusht, 2025 4:34 pm
Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli
Life Style

Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli

30 Gusht, 2025 4:25 pm
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 30 gusht 2025

30 Gusht, 2025 8:33 am
Si të mbroheni nga mashtrimi i ri që synon përdoruesit e Gmail në Google?
Life Style

Si të mbroheni nga mashtrimi i ri që synon përdoruesit e Gmail në Google?

29 Gusht, 2025 5:44 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 29 gusht 2025

29 Gusht, 2025 8:29 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:44 am
Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj
Life Style

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj

27 Gusht, 2025 7:20 pm
Para
Vriten 19 terroristë, mes tyre një prej liderëve shpirtërorë të ISIS-it

Vriten 19 terroristë, mes tyre një prej liderëve shpirtërorë të ISIS-it

Kapen 20 kg kanabis në Librazhd, arrestohen tre persona

Kapen 20 kg kanabis në Librazhd, arrestohen tre persona

Risia e Instagram do ju pëlqejë

Instagramin tani mund ta përdorni edhe pa internet
















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com