Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“10 pyetje rëndojnë mbi Ramën”, Vasili: Të paaftë dhe arrogantë

2019/12/07 at 4:15 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“10 pyetje rëndojnë mbi Ramën”, Vasili: Të paaftë dhe arrogantë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar sot qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se kanë dështuar në menaxhimin e situatës pas tërmetit të 21 shtatorit dhe kjo ka rezultuar në më shumë dëme dhe viktima në 26 nëntor.


“Një qeveri tërësisht e shthurur organizativisht, tërësisht e paaftë, arrogante në maksimum. Qeveria që u shfaq në këto momente shumë delikate dhe në krye të kësaj qeverie ishte një kryeministër tërësisht i paaftë që kryen vazhdimisht shëtitje mediatike në vend të zgjidhjes së problemeve shumë kritike të qytetarëve”, tha Vasili në një deklaratë për mediat.

Ai ka renditur 10 pyetje për qeverinë dhe kryeministrin. Theksi kryesor është tek mos marrja e masave pas situatës së tërmetit të 21 shtatorit.

1- Së pari, përse Edi Rama nuk shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, megjithëse vendi u përball me një katastrofë të jashtëzakonshme, siç ishte ajo e 21 shtatorit?

2-Përse nuk i izoloi ndërtesat e dëmtuara rëndë dhe tepër të rrezikuara, megjithëse ministrja e Mbrojtjes, e po kësaj qeverie deklaroi publikisht më 23 shtator se 915 banesa u dëmtuan, ndonëse numri real i tyre ishte realisht më i lartë?

3-Përse nuk i evakuoi banorët nga ndërtesat e dëmtuara dhe për pasojë tepër të rrezikuara për jetën dhe shëndetin e qytetarëve?

4-Përse nuk mobilizoi një ekspertizë ndërkombëtare të kualifikuar dhe evidentimin e ndërtesave të dëmtuara rëndë ta bënte me një cilësi të lartë teknike dhe siguruese të plotë?

5-Përse nuk mori asnjë masë për plotësimin e rezervave të shtetit me të gjithë materialet e nevojshme për përballimin e situatave të tilla?

6-Përse nuk iu drejtua për ndihmë asnjë shteti apo institucioni ndërkombëtar për plotësimin dhe gatishmërinë e ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilat rezultonin në një gjendje të mjerueshme, ashtu siç u provua në 26 nëntor?

7- Përse nuk ishte fare përpara 21 shtatorit Agjensia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe pse Ligji i Emergjencave Civile ishte i miratuar më parë dhe ajo u miratua vetëm më 27 nëntor, një ditë pas tërmetit të dytë shumë të rëndë të 26 nëntorit?

8- Përse nuk u morën fare në konsideratë dhe nuk u bë asgjë lidhur me kërkesat e qarta dhe të drejtpërdrejta të Presidentit të Republikës për gatishmërinë e përballimit të situatave emergjente nga tërmetet, si dhe ato të përsëritura sërish nga Presidenti i Republikës me 23 shtator, ku u kërkua vlerësimi i kërkesave për Agjensinë Atomike për vlerësimin teknik të thelluar dhe të specializuar që evitonte çdo risk për jetën e qytetarëve?

9- Pse u deklaruan të sigurta, në mënyrë të pavërtetë dhe pa ekspertizë inxhinierike të specializuar të gjitha shkollat, çerdhet, kopshtet që janë me qindra vetëm 24 orë pas 21 shtatorit, kur kjo përgjegjësi e sigurisë së tyre u mor në mënyrë fiktive dhe tepër rrezikuese nga vetë ministrja për mijëra fëmijë që frekuentojnë këto shkolla dhe ku 26 nëntori nxori në pah realisht fiktivitetin dhe mos bërjen reale të kësaj ekspertize?

10- Përse prishja e banesave dhe insistimin e kryeministrit kryhet me nxitim, pa hetim të thelluar dhe shterues, duke fshehur provat që do të çonin përpara përgjegjësisë ligjore përgjegjësit e tragjedisë njerëzore të vdekjes së 51 qytetarëve, duke filluar nga nivelet më të larta të shtetit dhe deri te nëpunësi më i fundit?, deklaroi Vasili. /Opinion.al

Etiketa: edi ramaPetrit Vasilitermeti


Ju sugjerojmë

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
Bota

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

7 Korrik, 2026 8:29 am
Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
Aktualitet

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

7 Korrik, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 korrik 2026

7 Korrik, 2026 8:25 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Korrik, 2026 8:24 am
Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
Para
Greva shkakton kaos në Francë, lulëzon biznesi i shitjes së biçikletave

Greva shkakton kaos në Francë, lulëzon biznesi i shitjes së biçikletave

Basha propozon paketë masash me 5 pika për bizneset e prekura nga tërmeti

Basha propozon paketë masash me 5 pika për bizneset e prekura nga tërmeti

Protesta në Bjellorusi në prag të takimit mes Putin dhe Lukashenka

Protesta në Bjellorusi në prag të takimit mes Putin dhe Lukashenka
















TE FUNDIT

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
7 Korrik, 2026

Një zjarr ka rënë rreth orës 09:45 në fasadën e godinës së postës në Pazarin e Gjirokastrës. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
7 Korrik, 2026

Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete...

Lexo më shumë

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
7 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije në një konferencë për mediat se një zgjidhje për luftën më...

Lexo më shumë

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
7 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është ankuar Donald Trumpit për retorikën gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}