Bota

Protesta në Bjellorusi në prag të takimit mes Putin dhe Lukashenka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:16 - 07/12/19 |
Al Do

Qindra persona kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit të Bjellorusisë në prag të takimit të Presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij bjellorus, Alyaskandr Lukashenka.

Shumica e protestuesve kanë mbajtur flamuj të bardh me shirita të kuq, flamuri i parë i shtetit të pavarur të Bjellorusisë, si dhe flamuj të Bashkimit Evropian, teksa kanë marshuar në rrugët e Minskut.

Takimi mes dy presidentëve do të bëhet për të diskutuar lidhur me një traktat mes dy vendeve, që ka për qëllim rritjen e presionit nga Moska për Minskun për integrim më të madh.

Putin dhe Lukashenka pritet që sot të takohen në Soçi të Rusisë, në ditën kur dhe shënohet 20-vjetori i traktatit të bashkimit. Dy shtetet e kishin nënshkruar këtë marrëveshje në vitin 1999 me qëllim për të krijuar një shtet të unifikuar, por dy dekada pas nënshkrimit të këtij traktati, zotimet e dhëna aty kanë mbetur vetëm në letër.

Bjellorusia mbështetet te Rusia për naftë më të lirë dhe subvencione vjetore në vlerë prej rreth 5 miliardë dollarësh. Moska i ka bërë presion Minskut që të përshpejtojë integrimin ushtarak dhe ekonomik, teksa e përditshmja ruse, Kommersant në muajin shtator, duke cituar një dokument, kishte raportuar se Rusia dhe Bjellorusia do të krijojnë një konfederatë ekonomike më 2022. /Opinion.al

Pas