Politikë

10 orë dëshmi në komisionin hetimor, Rama: Narrativë e ulët që në fund u zbardh



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:33 - 23/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas 10 orësh dëshmi në komisionin hetimor të inceneratorëve.

Rama u shpreh përsëri se shifrat e parave që opozita pretendon se janë vjedhur  nëpërmjet skemave korruptive tek inceneratorët nuk ekziston.

“Ishte një maratonë që vlejti, u dëgjuan të gjithë, të gjitha ato që kishin për t’u thënë. Kush ka sy të shohë, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush mund të kuptojë, të kuptojë. Nuk kanë ça shpjegimi të japin për 430 mln euro sepse nuk ekziston. Bëhet fjalë për një shumë që është deri për në vitin 2047 si angazhim për t’u paguar mbledhja përpunimi dhe transformimi i mbetjeve në energji. Pra nuk është se është sot në arkën e shtetit dhe ka dalë. U krijua një narrativë shumë e ulët që kishte nevojë për t’u zbardhur dhe në fund u pranua nga zonja Tabaku që ju nuk mund të koncensiononi të ardhmen. Pra bëhet fjalë për një angazhim shumë përtej moshës sime politike. Është një farsë e orkestruar për të baltosur dhe për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë. Sa i takon hetimit nga SPAK, është linjë tjetër që ka të bërë me përgjegjësi individuale të kujtdo që akuzohet se pas shpinës së qeverisë ka hyrë në marrëdhënie korruptive. Për këtë kemi bërë reformën në drejtësi dhe kërkojmë të ndahen gjërat. Drejtësia ka punën e vet”, tha Rama.

Pas