Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“10 mijë euro për komisioner”,Berisha: U kthyen bandat e Dubait në Durrës. Ka filmime

2023/05/19 at 12:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“10 mijë euro për komisioner”,Berisha: U kthyen bandat e Dubait në Durrës. Ka filmime

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme për mediat, ku ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë për zgjedhjet e 14 Majit.


Gjatë fjalës së tij Berisha foli për banda të qeverisë të shkrira me Policinë e Shtetit, për blerje votash dhe për tentativë për të blerë komisionerë me 10 mijë euro.

Berisha tha se qendrat e votimit kanë qenë të pushtuar ndërsa theksoi se policia nuk iu përgjigjej thirrjeve telefonike.

“Bandat u bënë një apo ishin tërësisht nën ombrellën e policisë. Ndaj tyre, narkopolicia jo vetëm që nuk mori masa, por u mor me inskenime të turpshme për opozitarët, në një kohë kur kamionët me euro disponoheshin dhe qarkullonin në krahun e narkoqeverisë kundër zgjedhësve.

Në Shkodër, eksponentë tanë të PD u telefonuan nga banditët, u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre, u ofruan nga 10 mijë euro për komisioner.

Në Lezhë, nën mbrojtjen e Policisë së Lezhës, bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zonat e ndryshme të rrethit të Lezhës. Diku, diku janë të filmuara dhe aty duken makinat e bandave dhe makina e policisë që u rri në krahun tjetër për të garantuar veprimtarinë e tyre kriminale.

Bandat, në Peshkopi, ishin nën mbrojtjen e Ballukes, e cila shoqërohej me banditë. Dhe nga hoteli i Ymer Lalës drejtonte operacionet e tyre banditeske elektorale. Bandat e kthyera nga Dubai, në Durrës dhe rrethe të tjera, në Elbasan dhe vende të tjera, diktuan nën mbrojtjen e policisë, vullnetin e qytetarëve.

Eksponentë të PD-së u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, në Vaun e Dejës, në Lezhë, etj.

Bandat pushtuan qendrat e votimit, siç është rasti i Velipojës. Në Mamurras, ato shpërndanë gjer në 600 euro votën. Të gjitha këto haptas, sepse kishin mbrojtjen e narkopolicisë.

Në Nikël, vrasës e trafikantë bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion të madh komisionerët, kurse narkopolicia arrestonte një person me një makinë dhe e mashtronte opinionin publik shqiptar se ai po blinte vota, në një kohë kur ai nuk kishte as edhe një qindarkë me vete. Pavarësisht se nuk kishte në makinë asnjë qindarkë, komunikata e policisë thoshte se u kap duke blerë vota. Si e si të krijojnë zhurmën për blerjen e votave nga opozita dhe jo nga qeveria.

Edhe numri i policisë, atë ditë janë bërë qindra thirrje nga opozitarët. Policia ose nuk përgjigjej, ose u thoshte: paraqiteni me shkrim ankesën, në një kohë kur qendra e votimit ishte e pushtuar”-tha Berisha./Opinion.al

 

Etiketa: berishazgjedhjet e 14 Majit


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Nuk u përgjigjën për fushatën, Berisha: Kanë filluar që sot shkarkimet nga puna

Nuk u përgjigjën për fushatën, Berisha: Kanë filluar që sot shkarkimet nga puna

Disfata në zgjedhjet e 14 Majit, Berisha: Do të kërkoj votëbesim si kryetar

Disfata në zgjedhjet e 14 Majit, Berisha: Do të kërkoj votëbesim si kryetar

Vrasja e Xhuvanit/ Bardhi-Berishës: Babi i Zenit prit hetimet dhe do turpërohesh

Dorëheqja e Alibeajt, PD zyrtare njofton: Bardhi zgjidhet Kryetar i Grupit Parlamentar
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}