Kronikë

1 viktimë dhe 3 të plagosur me armë, pamje nga vendi i ngjarjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:08 - 04/01/22 |
Opi Nion

Ky është lokali ku dy grupe janë përplasur fillimisht fizikisht në një lokal në zonën e “Don Boskos”, por më pas në këtë konflikt është përdorur dhe arma a e zjarrit.

Nga të shtënat dyshohet se ka humbur jetën një person dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve, personi që humbi jetën u transportuar për në spital, por nuk mundi t’ju mbijetonte plagëve të marra.

Referuar informacioneve paraprake, autorët kanë qëlluar me armë zjarri nga jashtë ambientit të lokalit drej tavolinës ku ishte ulur personi që humbi jetën dhe tre të tjerët që u plagosën. Pasi kanë qëlluar me armë autorët janë larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani ende nuk është bërë i mundur identiteti i viktimës, i të plagosurve apo i personave të përfshirë në konflikt. Po ashtu, edhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po merr në pyetje personat që ndodheshin në lokal në momentin e ngjarjes./Opinion.al

Pas