Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri/ Rritet numri i të infektuarve, 2 humbje jete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:28 - 04/01/22 |
Opi Nion

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 801 raste të reja nga 5,166 testime të kryera. Po gjatë 24 orëve në vendin tonë kanë humbur jetën 21 qytetarë nga COVID.

Viktimat janë shënuar një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç. Rastet e reja janë konstatuar  436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol,  Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

Në të gjithë vendin janë  7,049 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Janar 2022)

Raste të reja ditore         801
Të shëruar në 24 orë       351
Të shtruar në spitale       113
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 5,166

Testime totale              1,495,002
Raste pozitive                 212,021
Raste të shëruara           201,748
Raste Aktive                        7,049
Humbje jete                         3,224

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,326
Fier                 711
Durrës             645
Shkodër          451
Elbasan           441
Vlorë                433
Berat               284
Gjirokastër     225
Lezhë              213
Korçë               143
Dibër                106
Kukës               71

Pas