Kronikë

Emrat/ Atentati në Tiranë, identifikohet viktima dhe të plagosurit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 04/01/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranë ka dhënë informacion zyratr lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në zonën “Don Boskos” në Tiranë.

Sipas policisë, viktima është Erjon Çela 35-vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj 19 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç dhe Edmond Croji 41 vjeç.

Blerim Çela, i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë është vëllai i viktimës.

Policia sqaron se autorët kanë qëlluar me armë zjarri nga ambientet e jashtme të një lokali në drejtim të tavolinë ku ishin ulur të pestë personat.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas