Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, një grup qytetarësh kanë protestuar në Tiranë.
Marshimi i tyre nisi nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë. Me pankarta ne duar protestuesit kërkojnë punë dhe paga të mira për të përballuar jetesën në Shqipëri.
Marshimit i janë bashkuar qytetarë të grupmoshave të ndryshme. “Të drejta në punë”, dëgjohen thirrjet qytetarëve.