Aktualitet

1.2 mln € mashtrim/ Arlind Gjokutaj i shtruar në spital, probleme me zemrën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:43 - 13/01/23 |
Opi Nion

Këtë të premte Gjykata pritet të japë masën e sigurisë për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me zyrtarin e këtij institucioni, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Rulin, përmbarues.

Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”, ndërsa dëmi që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit është 1.2 mln euro.

Sipas raportimeve Arlind Gjokutaj nuk është prezent në seancën gjyqësore.  Avokati i tij ka njoftuar se ai ndodhet në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake.

Arlind Gjokutaj së bashku me përmbaruesin Alban Ruli dhe drejtorin Juridik të Ministrisë së Financave Fatmir Hoxhaj kanë firmosur shkresa për t’i kaluar 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, i cili është trajtuar si ish-pronar për privatizimin e një objekti magazinë në vitin 1992, edhe pse nuk e gëzonte titullin. Thana kishte marrë fillimisht një shumë prej 400 mijë eurosh ndërkohë që pjesa tjetër pritej t’i transferohej në muajt në vazhdim.

 

Pas