Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Edouard Schneider i dedikonte vajzës së tij Mathilde librin për Pellazgët (1894) : “Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptar”

2018/01/14 at 5:28 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Kur Edouard Schneider i dedikonte vajzës së tij Mathilde librin për Pellazgët (1894) : “Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptar”

Në fillim të veprës me titull “Une race oubliée; les Pélasges et leurs descendants – Një racë e harruar ; Pellazgët dhe pasardhësit e tyre” të Edouard Schneider (Ish-shef inxhinier në Shkodër), botuar në Paris, në vitin 1894, gjejmë një dedikim special të vetë autorit për vajzën e tij, Mathilde. Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell përmbajtjen e tij për publikun shqiptar :


Dedikim,

Për vajzën time Mathilde

Miq të shumtë të nënës tënde dhe të mitë më kanë thënë njëzet herë që të shkruaj atë që unë dija për Shqipërinë, vend ku kam njohur nënën tënde kur ishte vajzë e re,  me të cilën u martova dhe të solli në jetë.

Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptar, dhe po të dedikoj këtë libër të vogël, që ti ta kesh gjithmonë pranë teje, dhe kështu të mos harrosh kurrë mëmëdheun dhe gjuhën e nënës, ku në të ardhmen do t’u njihet vlera.

Në këtë moment, ti nuk di ende të lexosh, por ti flet më mirë se unë këtë gjuhë të ashpër, por e ëmbël në gojën tënde, që zgjati vetëm katër pranvera të gëzueshme. Tashmë, ti tregon fabula dhe legjenda, dhe duke më parë gjithmonë të shkruaj, me të folurën tënde fëmijërore, u thua të tjerëve që punoj për ty, për të fituar lekun që do të të sjellë lodra.

Kur të lexosh këtë libër të vogël, kur të bëhesh vajzë e madhe, grua, nënë, dhe të njohësh më mirë botën se tani, do të kuptosh se qëllimi i netëve të mia nuk ishte fitimi i lekut për të blerë lodra, por ringjallja e kujtimit të racës primitive të harruar të Pellazgëve, që sollën në jetë shqiptarët, nënën tënde.

Shekulli në të cilin do të jetosh do t’i përkasë si burrit ashtu dhe gruas; nëse dëshiron që hiri i babait tënd në varr të prehet në paqe, vepro si ai që nuk ishte shqiptar ; puno sa më shumë që të mundesh, për të ringjallur gjuhën e pasur të paraardhësve tanë të përbashkët, sepse unë gjithashtu, si evropian, jam pasardhës i Pellazgëve autoktonë që populluan Evropën, këtë kontinent të madh ishullor, që pa mbi tokë paraardhësit e familjes së madhe dhe inteligjente të hominideve.

Konstandinopojë, 31 dhjetor 1893

  1. SCHNEIDER

 

 Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Janar 2018/ (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/kur-edouard-schneider-i-dedikonte-vajzes-se-tij-mathilde-librin-per-pellazget-1893-ne-damaret-e-tu-rrjedh-gjak-shqiptar-mos-e-harro-kurre-memedheun-dhe-gjuhen-e-nenes-tende/.

Etiketa: Aurenc BebjaEdouard Schneider


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Votimi në Parlament/ Si ruajti Rama imunitetin e Tahirit me Aqif Rakipin

Foto/ Aqif Rakipi bisedon i tensionuar me Shpëtim Idrizin pasi KQZ i hoqi mandatin

Mediat kosovare: Ish-kryeministri Isa Mustafa në spital, në rrezik për jetën

Mediat kosovare: Ish-kryeministri Isa Mustafa në spital, në rrezik për jetën

Artan Fuga u përfol për Ministër teknik i Arsimit, ja ç’thotë ai në profilin e tij

A don ti Gjin me luftu turqit?
















TE FUNDIT

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për...

Lexo më shumë

Netanyahu nominon Presidentin e SHBA për Çmimin Nobel: Trump, “krijues paqeje”

Netanyahu nominon Presidentin e SHBA për Çmimin Nobel: Trump, “krijues paqeje”
8 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, i dhuroi Donald Trump një letër nominimi...

Lexo më shumë

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Italisë

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Italisë
8 Korrik, 2025

Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim...

Lexo më shumë

Durrës/ Plagosi me thikë një shtetas, arrestohet 17 vjeçari i shpallur në kërkim

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
8 Korrik, 2025

Kapet dhe vihet në pranga në kuadër të operacionit të koduar "Wanted", një 17-vjeçar për plagosje të rëndë me dashje....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com