Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E ngre zërin në favor të shqiptarëve, pasardhësve të drejtpërdrejtë të Pellazgëve dhe paraardhësve të kombeve evropiane” – Letra prekëse e Sam Levy–t (5 Korrik 1915)

2018/05/24 at 12:55 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
“E ngre zërin në favor të shqiptarëve, pasardhësve të drejtpërdrejtë të Pellazgëve dhe paraardhësve të kombeve evropiane” – Letra prekëse e Sam Levy–t (5 Korrik 1915)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Maj 2018


Gazeta zvicerane, “La Guerre Mondiale”, ka botuar me 15 korrik 1915, letrën e Sam Levy-t, ish-kryeredaktorit të “Journal de Salonique”, në të cilën gazetari i njohur ka mbrojtur asokohe interesat tona kombëtare ndaj armiqve të shumtë që na rrethonin.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë në vijim përmbajtjen e plotë të dokumentit :

“Zotëri dhe i dashur koleg, sapo kam lexuar thirrjen shumë emocionuese të studentëve maqedonas të Gjenevës, që u botua disa ditë më parë në të përditshmen tuaj të çmuar, për të tërhequr vëmendjen e botës së civilizuar ndaj atdheut të tyre të pafat.

Duke besuar në frymën e paanëshmërisë absolute të “La Guerre Mondiale”, marr lirinë që të ngre zërin tim të vogël në favor të një viktime tjetër, ndoshta më e madhja, e konflikteve italo-turke, ndaj të cilës Evropa nuk po shqetësohet seriozisht. E kam fjalën për kombin shqiptar, pasardhës i drejtpërdrejtë i Pellazgëve, këta paraardhës të kombeve evropiane.

Pa ndihmën e shqiptarëve, pa revolucionin e tyre të vitit 1912, pa mosbraktisjen e armëve të tyre në momentin kur Ballkanasit kaluan kufijtë e Maqedonisë, jo vetëm që Turqia nuk do të ishte mundur, por edhe lufta e parë ballkanike do të kishte qenë e pamundur.

Kjo luftë e parë ballkanike u ndërmor për të çliruar popujt e shtypur, për të triumfuar parimet dhe të drejtat e kombësive dhe të pakicave. Modifikimet e statu quo ante oriental u pranuan nga Evropa vetëm në bazë të « Ballkani i ballkanasve ».

Por çfarë po shohim? Populli më i vjetër ballkanik, po i njëjti, që gjatë shekujve, ka qenë në gjendje t’u bëjë ballë pushtimeve turke, të qëndrojë i paprekshëm nga antikiteti më i largët e deri në ditët e sotme, është tani objekt lakmie i të gjithë fqinjëve të saj, pasi ishte foleja e të gjitha intrigave të popujve të tjerë. Evropa jo vetëm që nuk u kërkon llogari lakmuesve të saj, por duket se i inkurajon ata që të kursejnë zërat e tyre për ditën e llogarive përfundimtare.

Nëse lakmuesit do të mjaftoheshin më një pushtim të përkohshëm apo përfundimtar të territoreve të njohura nga i gjithë universi kryesisht shqiptare, e keqja mund të mos ishte dhe aq e madhe. Por pushtuesit veprojnë në mënyrë famëkeqe ndaj shtresës së varfër shqiptare, duke dhunuar gra dhe fëmijë, duke ekzekutuar pa asnjë lloj gjyqi të gjithë ata që guxojnë të formulojnë kundërshtimin më të vogël, me një fjalë terrorizojnë popullin. Shqiptarët, për fat të keq, akuzohen se janë autorë të krimeve më të tmerrshme që legjionet e armikut pretendojnë të hakmerren.

Ja pra si respektohet parimi i kombësive po nga ata që kanë deklaruar se duan të çlirojnë popujt e shtypur ose të vdesin ! Ja si shpërblehen shqiptarët, të parët që ngritën flamurin e revoltës dhe lehtësuan në vijim punën (sulmet) e aleatëve ballkanikë ! Ja pra se si popujt e vegjël të cilët, deri dje, rënkonin nën zgjedhën e skllavërisë, bëhen tani shtypësit e llojit më të keq.

Nëse abuzime (neveri) të tilla tolerohen, rezultati nuk do të jetë skllavërimi i shqiptarëve, edhe sikur të shfarosin gjysmën e tyre, por rritja e urrejtjes, lënia e vatrave të revoltës gjysëm të fikura, që rezervon kështu, në një të ardhme pak a shumë të afërt, kryengritje të reja, domethënë kërcënime të reja për paqen në përgjithësi.

Përkundër shqetësimeve serioze evropiane, madje për shkak të këtyre shqetësimeve, shtetet e vogla të Ballkanit duhet të përpiqen të vënë në praktikë parimet të cilat i kanë zbatuar gjatë çerek shekullit të fundit. Duke respektuar Shqipërinë, të cilës duhet t’i jenë mirënjohëse për faktin se dha e para shembullin e kryengritjes për pavarësi dhe liri, ato do t’i kryejnë kështu një shërbim të madh vetes, qo do t’i shërbejë edhe vendeve të civilizuara, duke u kursyer shqetësime të ardhshme, dhimbje morale dhe efektive të mëvonshme.”

Ju lutem, i dashur koleg, etj.

 

Sam Lévy

Ish-kryeredaktor i Journal de Salonique

https://www.darsiani.com/la-gazette/e-ngre-zerin-ne-favor-te-shqiptareve-pasardhesve-te-drejtperdrejte-te-pellazgeve-dhe-paraardhesve-te-kombeve-evropiane-letra-prekese-e-sam-levy-t-5-korrik-1915/.

Etiketa: Aurenc Bebja


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Kim Jong Un mban premtimin, shpërthen tunelet në zonën bërthamore

Kim Jong Un mban premtimin, shpërthen tunelet në zonën bërthamore

I mori disa të holla pa leje, babai rreh për vdekje djalin 14-vjeçar

I mori disa të holla pa leje, babai rreh për vdekje djalin 14-vjeçar

Kandidati për KLP kundër PD-së: Nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhënie me sigurimin e shtetit

Audio-përgjimi/ Prokuroria: Zërin e kemi dërguar në laborator të huaj. Po hetojmë dhe pasurinë e Agron (Geron) Xhafës
















TE FUNDIT

Tiranë/ Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen 2 persona

Tiranë/ Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen 2 persona
9 Maj, 2025

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent”, ku ka sekuestruar 4 pistoleta dhe 3 armë të ftohta. Mësohet se...

Lexo më shumë

Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini

Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini
9 Maj, 2025

Në BRSS, Dita e Fitores ishte një shfaqje e madhe dhe duket se regjimi i Putinit po e bën atë...

Lexo më shumë

Papa Leo XIV do drejtojë sot Meshën e parë të Shenjtë në Kapelën Sistine

Papa Leo XIV do drejtojë sot Meshën e parë të Shenjtë në Kapelën Sistine
9 Maj, 2025

Papa Leo XIV do të kremtojë meshën e tij të parë si papë këtë mëngjes, pasi më herët realizoi një...

Lexo më shumë

Sot etapa e parë e “Giro d’Italia 2025”! Nga Durrësi në Elbasan e më pas në Tiranë

“Giro d’Italia”/ Policia e Durrësit: Ja rrugët ku ndalohet parkimi dhe qarkullimi
9 Maj, 2025

Sot zhvillohet etapa e parë e “Giro d’Italia 2025”. Mësohet se ky aktivitet do të nisë nga qyteti i Durrësit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com