Komente

‘Deti i telasheve’

               Publikuar në : 20:58 - 30/11/18 |
Gerta
Duke shpjeguar përplasjen detare midis Rusisë dhe Ukrainës
Rusia kap tre anije dhe kërkon të mbylli lindjen e Ukrainës lindore

 

Konflikti i ri mes Ukrainës dhe Rusisë duket i pashmangshëm. Presidenti Petro Poroschenko ka kritikuar Rusinë për grumbullimin e forcave dhe ka shpallur gjendjen e luftës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, një ditë më parë anuloi takimin me presidentin rus, Vladimir Putin, që ishte planifikuar gjatë samitit të G20 në Buenos Aires.

Vendimi u mor për shkak të përplasjes së fundit të ushtrisë ruse me marinarët ukrainas.“Duke qenë se anijet dhe marinarët nuk janë kthyer nga Rusia në Ukrainë, unë kam vendosur se është më mirë për të gjitha palët e përfshira që ta anuloj takimin me presidentin Putin”, tha Trump gjatë rrugës për në samit.

Të dielën, Rusia pohoi se anijet e tyre ushtarake kanë përdorur armë zjarri për të ndaluar anijet ukrainase, të cilat, sipas Rusisë, kishin hyrë në ujërat e Detit të Zi në mënyrë të paligjshme. “Tre marinarë ukrainas janë plagosur dhe janë mjekuar, jashtë rreziku për jetën, ndërsa anijet ukrainase janë sekuestruar”, njoftoi Shërbimi Sekret Rus, FSB.

Ngjarja e ka acaruar situatën me Ukrainën, fajëson Moskën për incidentin dhe shpallën ligjin ushtarak.

Kriza nisi të dielën, kur dy anije ukrainase, Berdyansk dhe Nikopol, u përpoqën të kalojnë nga porti i Odesës për në portin e Mariupolit, në detin Azov. Rusia akuzoi anijet ukrainase se po hynin në mënyrë të paligjshme në ujërat e tyre, në zonën e Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014.

Ukraina thotë se Rusia ishte njoftuar paraprakisht për kalimin e anijeve dhe se vazhduan rrugëtimin. Forcat ruse u përpoqën t’i ndalojnë duke vendosur një naftëmbajtëse poshtë urës së Ngushticës së Kerçit, i vetmi kalim për në detin Azov, i cili prek brigjet e të dy vendeve. Më pas dërgoi avionë luftarakë dhe helikopterë që të kërcënonin nga ajri.

Armata ruse ka grumbulluar shumë tanke dhe pajisje të tjera në afërsi të kufirit me Ukrainën, thotë presidenti ukrainas Petro Poroschenko. Në kufi është ngritur në mënyrë dramatike dhe numri i njësive ushtarake. Ekziston rreziku i një “lufte totale”, thotë presidenti ukrainas.

Grumbullimi i trupave ruse “përgjatë kufirit tonë” është konfirmuar edhe nga shërbimet sekrete, pohon presidenti urkainas. Të dhëna të sakta për numrin e ushtarëve rusë të grumbulluar në afërsi të kufirit me Ukrainën nuk ka. Agjencia ruse e lajmeve Interfax, njofton se qeveria në Moskë do të dërgojë në Krime edhe sisteme raketore për mbrojtje, Typ S-400. Sistemet do të jenë të gatshme për përdorim deri në fund të vitit.

Parlamenti i Ukrainës ka vendosur të hënën gjendjen e luftës në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në disa pjesë të vendit. Kriza e tanishme në raportet mes Ukrainës dhe Rusisë ka filluar të dielën me konfliktin mes forcave të marinës në Detin e Zi. Forcat ruse kanë qëlluar në afërsi të Krimesë tri anije ushtarake ukrainase. Si pasojë, shumë ushtarë ukrainas janë plagosur, ndërsa 24 pjesëtarë të ekuipazhin janë arrestuar. 12 prej tyre janë dërguar në burgun hetues në Krime.

Një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës në vitin 2003, përpara se Ukraina të mundohej të largohej nga sfera e influencës ruse, krijoi kontroll të përbashkët mbi Detin  Azov. Tani të dyja anët e ngushticës që kontrollon qasjen në të janë mbajtur nga Rusia. Menjëherë pas përplasjes së fundit, Rusia vendosi një cisternë përgjatë rrugës ujore, për të ‘kujtuar’ ukrainasit. Ukrainasit frikësohen se masa e Putin e ardhshme do të jetë marrja e kontrollit të të gjithë Detit të Azov – një çmim i madh strategjik – dhe rrezikon më tej portin e Mariupol, më i madhi i tretë i Ukrainës.

Arrestimet, vonesat dhe pasiguria tashmë kanë mbytur portet lindore të Ukrainës si Mariupol dhe Berdyansk.

Reagimet perëndimore deri tani kanw qenë tw përziera. Zyrtarët amerikanë dënuan veprimet agresive të Rusisë. Megjithatë, Donald Trump, i cili dikur tha se aneksimi i Krimesë nuk do të kishte ndodhur në orën e tij, nuk tha asgjë për 24 orë.

Reagimi i Gjermanisë ishte gjithashtu i mbytur. Angela Merkel, e cili ka qenë zëri më i fuqishëm evropian kundër Kremlinit, kishte një bisedë telefonike me Putin por nuk i dënoi publikisht veprimet e Rusisë. Kritikët e Merkelit thonë se dora e saj është dobësuar nga interesi i Gjermanisë në tubacionin e planifikuar të gazsjellësit Nord Stream 2 që kalon nëpër të. Të tjerë pohojnë se ajo është shumë e zënë duke u shqetësuar në lidhje me zgjedhjet e udhëheqjes së partisë së saj për t’i kushtuar vëmendje Rusisë. Zonja Merkel mund të ndjejë se diplomacia e qetë punon më mirë se denoncimet publike./Opinion.al

Pas