Politikë

Zyrtarisht dy kandidatë për primaret e PD në Fier



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 08/11/22 |
Opi Nion

Artur Mahmutaj ka shpallur kandidaturën në primaret e PD për të përzgjedhur kandidatin që do garojë për bashkinë e Fierit në zgjedhjet e 14 maijt.

Mahmutaj tha se ishte për të ardhur keq që në vitin 2022, situata ishte e ngjashme me atë të vitit 1991, ndërsa shtoi se do të respektonte rezultatin e zgjedhjeve për primaret.

“Organizimi i primareve nga PD është risi  e bukur. Gara e hapur për këdo që ka dëshire e guxim të garojë është tregues që jemi në rrugëen e duhur dhe garantojnë pikërisht demokracinë e brendshme në PD. Personalisht zotohem se do të pranoj dhe respektoj rezultatin e zgjedhjeve që do dalin nga këto primare brenda PD-së, jam besimplotë se kushdo qoftë kandidati që do të ballafaqohet në betejën e vitit 2023, gëzon respektin dhe mbështetjen e bazës dhe bashkëqytetarëve të Fierit”-tha Mahmutaj gjatë deklaratës së tij.

Kujtojmë se dje, ka qenë, Edvar Kodheli i pari që ka shpallur kandidaturën e tij në primaret për bashkinë e Fierit, duke deklaruar se ishte gara ajo që do të përzgjidhte më të mirin.

'Primaret' për zgjedhjet lokale, zbulohet kandidati i parë për Fierin, Kodheli: Nuk ka më kohë për këdo që e do atdheun

Pas