Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtari i SHBA-së për fjalën e lirë: Mos u ktheni në mankthin komunist

2019/12/20 at 2:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zyrtari i SHBA-së për fjalën e lirë: Mos u ktheni në mankthin komunist

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Daniel Koski, dhe mesazhin e tij kundër përpjekjeve për të cunguar fjalën e lirë, teksa fliste në konferencën e organizuar nga Avokati i Popullit me temë “Liria pa urrejtje-Liria e shprehjes përballë të të drejtave të tjera të njeriut”.


“Mbi të gjitha, fjala e lirë i ka dhënë formë thelbit të demokracisë që nga lindja e saj në Ballkanin Perëndimor pothuajse 2,500 vjet më parë. Demokratët e Athinës krijuan një qeveri të bindjes, të arsyetimit racional: një qeveri të fjalës. Fjala e lirë është fryma e demokracisë. Mbyte atë, ndërprite rrjedhën e saj dhe trupi politik mund të vdesë.Nga ana tjetër, fryma e mospajtimit ka fuqinë për të tronditur një shtet policor. Kjo është arsyeja pse diktatorët kërkojnë të shtypin zërat kritikë. Ata mund të mbijetojnë vetëm nëse mohojnë fjalën e lirë të popullit të tyre. Kur ata e privojnë shoqërinë e tyre nga oksigjeni, që është fjala e lirë, demokracia vuan dhe kalbet. Shqipëria u zgjua nga makthi komunist i kontrollit të fjalës jo më larg se 30 vitet e fundit. Shumë prej jush e dinë shumë mirë se si është të jetosh me frikën e pasojave të paparashikuara të fjalëve të tua. Shumë prej jush u rritën në një shoqëri në të cilën një fjalë e thënë rastësisht mund të të çonte në burg, punë të detyruar dhe tortura. Ju nuk duhet të ktheheni më kurrë në atë shoqëri.”, tha zyrtari amerikan mes të tjerave.

Edhe pse nuk përmendi specifikisht paketën “Anti- Shpifje”, ai vuri në pah rolin që SHBA i jep lirisë së shprehjes.

“Ne amerikanët mbrojmë fjalën kritike, të çuditshme dhe fyese sepse toleranca është shenjë e forcës sonë. Duke lejuar fjalën fyese, përveç rasteve ekstreme, ne ngulim këmbë që shoqëria jonë të mos jetojë në frikën e fjalëve”, u shpreh Koski.

Fjalimi i plotë i Daniel Koski

Fjala është dhuratë. Është një talent që vetëm njerëzit e zotërojnë. Ajo na mundëson të shprehim dashuri dhe shpresë. Është mjeti që na lejon të ëndërrojmë, të planifikojmë dhe të vëmë në lëvizje projekte madhështore.

Por ligjërata mund edhe t’i japë zë frikës, zemërimit dhe urrejtjes. Fjalët mund të çojnë në dhunë. Ekziston një kufi midis ligjëratës së pranueshme dhe të papranueshme, por është e vështirë të hiqet një vijë kufiri. Ne jemi mbledhur sot këtu për të debatuar mbi atë vijë dhe rolin e Zyrës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen e këtyre kufijve. Jam mirënjohës për mundësinë që të ofroj pikëpamjen e Sh.B.A. për lirinë e fjalës dhe për të bërë një kërkesë në mbrojtje të saj.

Fjala e lirë është dhe ka qenë gjithmonë kryesore për Shtetet e Bashkuara. Në vendin tonë, liria e fjalës erdhi në jetë pas Revolucionit Amerikan, kur ne bëmë një premtim publik, një besëlidhje, për t’a mbrojtur atë përmes Amendamentit të Parë të Kushtetutës së Sh.B.A.

Prej ditës kur boja u tha mbi atë dokument, ka pasur shumë diskutime dhe mosmarrëveshje në lidhje me ligjin kushtetues amerikan, përfshirë edhe kuptimin e Amendamentit të Parë. Sidoqoftë, angazhimi amerikan për të mbrojtur lirinë e fjalës është i palëkundur. Ne madje e shtrijmë atë mbrojtje edhe ndaj të shprehurit të çuditshëm, të folurit qartësisht të pasaktë dhe fjalëve fyese, të pamenduara. Pse?

Ne nuk mund ta pastrojmë shoqërinë nga fjalët e urrejtjes duke i shtypur ato. Ne besojmë se kundërshtimi më i mirë ndaj gjuhës së ulët dhe të urrejtjes është arsyetimi racional. Nëse gjuha e urrejtjes është helm – dhe është e tillë – arsyetimi është kundërhelmi. Ndërsa diskutoni se ku duhet hequr viza midis fjalës së mbrojtur dhe të pambrojtur, ju lutem të kujtoni se përgjigjja ndaj gjuhës së urrejtjes është kundër arsyetimi racional, është të shprehurit më shumë, jo më pak – zgjidhja ndaj urrejtjes janë më shumë lapsa, jo goma.

Ka edhe përfitime të tjera që angazhimi radikal ndaj fjalës së lirë sjell për shoqëritë e lira.

Liria e fjalës ushqen një larmi idesh, qasje të paparashikuara më krijuese për një çështje. Një forum publik i hapur ndaj një larmie të pafund të mendimit njerëzor prodhon zgjidhje më efikase për problemet që sfidojnë shoqëritë. Për shembull, organizatorët e kësaj konference ftuan më shumë se njërin prej nesh për të mbajtur fjalime këtë mëngjes, në kërkim të një larmie pikëpamjesh për një çështje të vështirë.

Fjala e lirë është gjithashtu edhe valvula e sigurisë së shoqërisë. Në fund edhe të debateve më të diskutueshme publike mbi temat më të kundërshtueshme, anëtarët e një shoqërie të lirë mund të largohen duke e ditur se kishin një mundësi për të thënë fjalën e tyre, pavarësisht përfundimit.

Mbi të gjitha, fjala e lirë i ka dhënë formë thelbit të demokracisë që nga lindja e saj në Ballkanin Perëndimor pothuajse 2,500 vjet më parë. Demokratët e Athinës krijuan një qeveri të bindjes, të arsyetimit racional: një qeveri të fjalës. Fjala e lirë është fryma e demokracisë. Mbyte atë, ndërprite rrjedhën e saj dhe trupi politik mund të vdesë.

Nga ana tjetër, fryma e mospajtimit ka fuqinë për të tronditur një shtet policor. Kjo është arsyeja pse diktatorët kërkojnë të shtypin zërat kritikë. Ata mund të mbijetojnë vetëm nëse mohojnë fjalën e lirë të popullit të tyre. Kur ata e privojnë shoqërinë e tyre nga oksigjeni, që është fjala e lirë, demokracia vuan dhe kalbet. Shqipëria u zgjua nga makthi komunist i kontrollit të fjalës jo më larg se 30 vitet e fundit. Shumë prej jush e dinë shumë mirë se si është të jetosh me frikën e pasojave të paparashikuara të fjalëve të tua. Shumë prej jush u rritën në një shoqëri në të cilën një fjalë e thënë rastësisht mund të të çonte në burg, punë të detyruar dhe tortura. Ju nuk duhet të ktheheni më kurrë në atë shoqëri.

Liria e fjalës nuk është licensë për të thënë çfarë të duam, pavarësisht nga pasojat. Edhe ne në Shtetet e Bashkuara vendosim kufij mbi të ashtuquajturat fjalë luftuese dhe forma të tjera të shprehjes që çojnë drejtpërdrejt në dhunë. Por, kufijtë përcaktojnë shoqëritë duke treguar çfarë ato tolerojnë dhe çfarë ato kanë frikë. Ne amerikanët mbrojmë fjalën kritike, të çuditshme dhe fyese sepse toleranca është shenjë e forcës sonë. Duke lejuar fjalën fyese, përveç rasteve ekstreme, ne ngulim këmbë që shoqëria jonë të mos jetojë në frikën e fjalëve.

Sërish, nuk është e thjeshtë të përcaktosh kufirin midis fjalës së pranueshme dhe fjalës që provokon dhunë. Prandaj jemi sot këtu – për të shqyrtuar kufijtë e fjalës së lirë. Unë thjesht ju kërkoj që ta vendosni atë kufi në mënyrë të gjerë dhe pa frikë.

Etiketa: fjale e lireshbazyrtar


Ju sugjerojmë

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

28 Qershor, 2026 10:24 am
Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit
Kryesore

Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit

28 Qershor, 2026 10:22 am
Rama publikon mesazhin e qytetarit:Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit
Aktualitet

Rama publikon mesazhin e qytetarit:Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit

28 Qershor, 2026 10:19 am
Para
Prokurori Hajdarmataj kaloi vetingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin

Prokurori Hajdarmataj kaloi vetingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin

Rrezikon shkarkimin nga senati, Trump: Dua gjykim të menjëhershëm

Rrezikon shkarkimin nga senati, Trump: Dua gjykim të menjëhershëm

Franca “nuk i ndahet” kompanisë Google, gjobë miliona euroshe

Franca "nuk i ndahet" kompanisë Google, gjobë miliona euroshe
















TE FUNDIT

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
28 Qershor, 2026

Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur...

Lexo më shumë

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
28 Qershor, 2026

Zjarri i rënë në Mallakastër po rrezikon Parkun Arkeologjik të Bylisit, ndërsa disa hektarë me ullishte dhe shkurre u dogjën...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
28 Qershor, 2026

Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka adresuar komentet e një qytetari, duke e cilësuar...

Lexo më shumë

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
28 Qershor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas episodit të sotëm të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}