-Teknologji

Franca “nuk i ndahet” kompanisë Google, gjobë miliona euroshe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:21 - 20/12/19 |
el ida

Autoriteti i Konkurrencës në Francë gjobiti kompaninë Google me 150 milionë euro për sjellje anti-konkurruese dhe reklama të paqarta.

Autoritetet franceze thanë se rregullat për platformën e reklamave në Google nuk janë transparente dhe janë të vështira për t’u kuptuar.

Isabelle de Silva, udhëheqëse e Autoritetit francez të Konkurrencës, tha se dominimi i Google në reklamat online është “i jashtëzakonshëm” pasi sipas saj, kompania amerikane kontrollon 90 për qind të tregut në këtë fushë.

Kjo gjobë vjen në kohën kur Franca dhe vendet e tjera evropiane kanë rritur kontrollet ndaj kompanive amerikane të teknologjisë, të tilla si: Google, Facebook, Apple dhe Amazon, të cilat shpesh kritikohen për pagesë relativisht të ulët të taksave.

Në muajin shtator, gjiganti i kërkimeve në internet, Google, ra dakord të paguajë gati një miliard euro, për një mashtrim fiskal që ka nisur katër vjet më parë, ndërsa tha pranoi se do ta apelojë gjobën e sotme./Opinion.al

Pas