Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtarët amerikanë: Ndërhyrje ruse në zgjedhje për të dëmtuar Presidentin Biden dhe ndihmuar ish-Presidentin Trump

2024/07/10 at 5:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Fushata elektorale e presidentit Biden 50 milionë dollarë reklama, theksohet dënimi i ish-presidentit Trump

UASHINGTON – Rusia po i kthehet një skenari të njohur në përpjekjet e saj për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që është vënë në kërkim të mënyrave për të ndihmuar kandidaturën e ish Presidentit Donald Trump duke diskredituar fushatën e Presidentit Joe Biden, sipas zyrtarëve amerikanë të zbulimit.


Një vlerësim i ri i kërcënimeve për zgjedhjet e nëntorit, i cili u nda me gazetarët, nuk përmend asnjë kandidat me emër. Por një zyrtar i zbulimit u tha gazetarëve se këndvështrimi i Kremlinit rreth skenës politike amerikane nuk ka ndryshuar nga ciklet e mëparshme zgjedhore.

“Nuk kemi parë ndonjë ndryshim sa i përket preferencave të Rusisë në garën presidenciale në krahasim me zgjedhjet në të kaluarën,” u tha zyrtari gazetarëve, duke pranuar të flasë mbi raportin me kusht që të mos identifikohet me emër.

Zyrtari tha se kjo preferencë është përforcuar për shkak “të rolit të Shteteve të Bashkuara përsa i përket Ukrainës dhe politikës së përgjithshme ndaj Rusisë.”

Ky paralajmërim nga zyrtarët amerikanë të zbulimit vjen gati katër vite pas një paralajmërimi të ngjashëm të bërë në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, gjatë të cilave presidenti i atëhershëm Trump garonte kundër zotit Biden.

Moska po përdor “një sërë masash në rradhë të parë për të diskredituar ish Nën-presidentin Biden dhe atë që e konsideron si një ‘klasë politike’ anti-Rusi,” kishte thënë në atë kohe ish drejtuesi i Qendrës Kombëtare amerikane të Kundërzbulimit dhe Sigurisë, William Evanina.

“Disa aktorë të lidhur me Kremlinin gjithashtu po synojnë të ndihmojnë kandidaturën e Presidentit Trump në rrjete sociale dhe televizionin rus,” shtoi ai.

Një raport vlerësues pas zgjedhjeve, i publikuar në mars të vitit 2021, konfirmoi gjetjet fillestare. Presidenti rus Vladimir Putin autorizoi “operacione ndikimi që synoni diskreditimin e kandidaturës së Presidentit Biden dhe Partisë Demokratike” ndërkohë që i ofruan përkrahje zotit Trump, sipas raportit.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë se ata po komunikojnë me dy ekipet e fushatave presidenciale dhe kandidatët, por nuk kanë pranuar të flasin se çfarë lloj informacioni është ndarë me ta.

Mohimi i zotit Trump

Fushata e zotit Trump të martën hodhi poshtë vlerësimin e zyrtarëve amerikanë të zbulimit si të çuditshëm.

“Vladimir Putini e mbështeti zotin Joe Biden për president sepse ai e di që Bideni është i dobët dhe mund të frikësohet lehtë, siç është dëshmuar nga sulmi disa vjeçar i Putinit në Ukrainë”, tha në një përgjigje me shkrim për Zërit të Amerikës zëdhënësja e fushatës së zotit Trump, Karoline Leavitt.

“Në kohën kur Presidenti Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë, Rusia dhe të gjithë armiqtë e Amerikës u zmbrapsën, ngaqë frikësoheshin se si Shtetet e Bashkuara do të përgjigjeshin,” tha ajo.

“Të vetmit njerëz në Amerikës që nuk shohin këtë kontrast të qartë ndërmjet dobësisë së padobishme të zotit Biden dhe qasjes efektive të zotit Trump për një paqe përmes fuqisë janë stenografët majtistë në mediat qendrore të cilët e fitojnë bukën duke shkruar teori të rreme për Donald Trumpin,” shtoi ajo.

Ekipi i fushatës së zotit Biden ende nuk i është përgjigjur kërkesës së Zërit të Amerikës për koment rreth vlerësimit të ri amerikan.

Sofistikimi rus

As zyrtarët rusë ende nuk u janë përgjigjur kërkesave të Zërit të Amerikës për të komentuar rreth pretendimeve të fundit, që akuzojnë Kremlinin se po përdorë një qasje “institucionale” për të ndihmuar zotin Trump dhe kandidatët e tjerë amerikanë që Moska i konsideron si të favorshëm që të fitojnë në zgjedhjet e nëntorit.

“Moska po përdor disa qasje të ndryshme për të përforcuar këtë mesazh dhe për t’i dhënë një petk vërtetësie përpjekjeve të saj”, deklaroi zyrtari amerikan i zbulimit.

“Kjo përfshin edhe delegimin e përpjekjeve të saj firmave tregtare për të fshehur gjurmët dhe duke shfrytëzuar edhe personalitete amerikane me ndikim për të përhapur teoritë e saj”.

Përpjekjet e Rusisë gjithashtu duket se kanë vënë në shënjestër votuesit amerikanë në të ashtuquajturat shtete që ende nuk janë të përcaktuara, të cilat pritet të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, thonë zyrtarët.

Disa nga këto përpjekje tashmë janë identifikuar.

Rusia dhe inteligjenca artificiale

Departamenti amerikan i Drejtësisë të martën në mëngjes njoftoi se ka sekuestruar dy faqe interneti dhe 968 llogari në platformën sociale X, pjesë të asaj që zyrtarët e përshkruajnë si projekt të organeve ruse të zbulimit dhe platformës mediatike shtetërore të Rusisë RT me përdorimin e inteligjencës artificiale.

Një komunikatë nga Departamenti i Drejtësisë tha se organet ruse të zbulimit dhe rrjeti mediatik RT përdorën një program kompjuterik specifik të inteligjencës artificiale për të krijuar llogari në rrjete sociale që duken të vërteta për të imituar amerikanë “të cilat pastaj u përdorën nga operatorët për të përhapur mesazhe që përkojnë me objektivat e qeverisë ruse.”

Përmes një deklarate të përbashkët, e cila u publikua në të njëjtën kohë nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Holanda, këto shtete paralajmëruan se Rusia është në proces e sipër të zgjerimit të operacioneve të ndikimit me ndihmën e inteligjencës artificiale në platformat e tjera të rrjeteve sociale.

Zyrtari amerikan i zbulimit e cilësoi përdorimin e tillë të inteligjencës artificiale si një “përshpejtues të ushtrimit të ndikimit keqdashës” dhe paralajmëroi se kjo teknologji tashmë është shfrytëzuar me shumë gjasë nga Kina në prag të zgjedhjeve të Tajvanit në muajin janar.

Kina në pritje

Aktualisht, zyrtarët amerikanë të zbulimit kanë vërejtur pak shenja se Pekini po synon të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane, siç kishte bërë në vitin 2020 dhe 2022.

Kina “konsideron se ka pak përfitim në zgjedhjen mes dy partive që i sheh si palë që duan ta frenojnë Pekinin,” tha zyrtari amerikan i zbulimit, duke shtuar se gjërat mund të ndryshojnë.

“Kina po synon të zgjerojë kapacitetet e saj për të mbledhur dhe vëzhguar të dhënat në platformat amerikane të rrjeteve sociale, sigurisht për të kuptuar më mirë dhe eventualisht për të manipuluar opinionin publik,” thotë zyrtari.

“Po ashtu, po shohim nëse Kina do të tentojë të ndikojë në disa gara të veçanta në nivel shteti siç kishte bërë në zgjedhjet për Kongresin që përkojnë me mesin e mandatit të Presidentit në vitin 2022.”

Ambasada kineze në Uashington, e cila i ka hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara në të kaluarën, u përgjigj duke i quajtur Shtetet e Bashkuara “shpërndarësin më të madh të dezinformimit.”

“Kina nuk ka për qëllim që të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane dhe shpresojmë që pala amerikane nuk do ta shndërrojë Kinën në çështje elektorale,” i tha Zërit të Amerikës në një përgjigje me shkrim zëdhënësi Liu Pengyu.

“Agjent i kaosit”

Raporti i ri që vlerëson kërcënimet ndaj zgjedhjeve amerikane paralajmëron se krahas shqetësimeve për Rusinë dhe Kinën, ka prova të shtuara që Irani po synon të luajë rolin e “agjentit të kaosit” në zgjedhjet e radhës në Shtetet e Bashkuara.

“Irani po synon të nxisë përçarje sociale dhe të minojë besimin në institucionet demokratike amerikane rreth zgjedhjeve,” sipas një versioni të raportit vlerësues, që ishte i klasifikuar paraprakisht.

Raporti po ashtu paralajmëroi se Teherani “ka treguar interes prej kohe për të shfrytëzuar tensionet politike dhe shoqërore në Shtetet e Bashkuara përmes mjeteve të ndryshme, përfshirë mediat sociale.”

Si shembull, zyrtarët të martën iu referuan raporteve të zbulimit, të deklasifikuara, që tregojnë se Irani po përpiqet të shfrytëzojë protestat pro-Gazës në Shtetet e Bashkuara.

“Kemi parë aktorë që janë të lidhur me qeverinë e Iranit që shtiren si aktivistë në rrjete sociale, që nxisin protesta dhe që u japin edhe përkrahje financiare protestuesve,” tha drejtorja për Zbulimin Kombëtar, Avril Haines.

Zonja Haines tha se amerikanët të cilët kanë komunikuar me aktorë iranianë “mund të mos jenë të vetëdijshëm se po komunikojnë ose po marrin përkrahje nga një qeveri e huaj.”

Zyrtarët iranianë ende nuk u janë përgjigjur kërkesës së Zërit të Amerikës për koment./VOA



Ju sugjerojmë

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
Bota

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

7 Korrik, 2026 8:29 am
Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
Aktualitet

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

7 Korrik, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 korrik 2026

7 Korrik, 2026 8:25 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Korrik, 2026 8:24 am
Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
Para
Kush do të bëhet kryeministër? Franca përballë paqartësive mbi formimin e qeverisë së re

Kush do të bëhet kryeministër? Franca përballë paqartësive mbi formimin e qeverisë së re

“Respekt dhe vlerësim për liderët e Hamasit”, arrestohet politologu francez

“Respekt dhe vlerësim për liderët e Hamasit”, arrestohet politologu francez

Euro 2024/ Mbappe e pranon: Europiani im ishte i dështuar

Euro 2024/ Mbappe e pranon: Europiani im ishte i dështuar
















TE FUNDIT

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
7 Korrik, 2026

Një zjarr ka rënë rreth orës 09:45 në fasadën e godinës së postës në Pazarin e Gjirokastrës. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
7 Korrik, 2026

Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete...

Lexo më shumë

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
7 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije në një konferencë për mediat se një zgjidhje për luftën më...

Lexo më shumë

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
7 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është ankuar Donald Trumpit për retorikën gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}